Sa herë shohim një ketër të egër, duam të shkrepin një foto por rrallë herë ia dalim.
Një baba nga Kina është ribashkuar me djalin e tij pas një kërkimi 24-vjeçar, dhe një udhëtimi mbi 500,000 km me një motor në të gjithë vendin.
Një 32-vjeçar nga Bangladeshi është kapur ditën e sotme pasi transportonte emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta.
Palestrave në kryeqytetin e Koresë së Jugut Seul dhe rajonin e saj përreth u është thënë të mos luajnë muzikë me ritme më të larta se 120 beats në minutë, në mënyrë që të kufizojnë përhapjen e Covid 19.
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka uruar ditë të mbarë me një video nga bukuritë e Mati.
Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.
SPAK njofton sot se ka dërguar në Gjykatë ish-kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kaprin dhe 5 ish-punonjësit e kësaj bashkie, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.
Rregullatorët amerikanë kanë shtuar një paralajmërim të ri në vaksinën kundër koronavirusit, të kompanisë Johnson & Johnson, pasi është krijuar një lidhje e mundshme në mes të vaksinës dhe një sëmundjeje të rrallë neurologjike të quajtur Sindromi Guillain-Barre.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. C., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kokainë.
Policia Rrugore e Beratit ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, duke evidentuar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve që shkelin rregullat e Kodit Rrugor dhe bëhen rrezik për aksidente.
Shqipëria ishte nder 10 vendet kryesore për të cilat Gjermania lëshoi viza pune për punonjësit me kualifikim të lartë më vitin 2020, raportoi seksioni i informacionit “Schengenvisainfo”.
Qytetarët që duan rregull dhe siguri, nuk ngurojnë të japin kontributin e tyre, sa herë konstatojnë paligjshmëri dhe shkelje që cenojnë sigurinë publike dhe atë rrugore, duke telefonuar menjëherë në numrin e emergjencave 112 ose në Komisariatin Dixhital, njofton policia.
Më shumë se 60 persona kanë humbur jetën pasi një spital Covid-19 në Irak është përfshirë nga flakët.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.
Mijëra kubanë protestuan të dielën në demonstratat më të mëdha anti-qeveritare në dekada, ndërsa qytetarët shprehën zhgënjimin me krizën ekonomike dhe reagimin e qeverisë ndaj pandemisë së koronavirusit. Protestuesit brohoritën parulla për lirinë dhe unitetin ndërsa parakaluan në kryeqytetin kuban, Havana. Policia shpërndau protestuesit dhe kreu disa arrestime.
Ndërsa tërheqja ushtarake Amerikane nga Afganistani është afër përfundimit, vendet e rajonit po shtojnë përpjekjet diplomatike që synojnë të ushtrojnë trysni mbi fraksionet afgane për të rifilluar bisedimet e bllokuara të paqes, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, dhe për të parandaluar rrëshqitjen e vendin në një luftë të plotë civile.
Gjëja e fundit për të cilën dëshironi të shqetësoheni para një dite të ngarkuar është barku i fryrë ose dhimbja e stomakut. Fryrja e barkut mund të lidhet me një numër faktorësh, prandaj është ide e mirë të gjendet shkaku kryesor i problemit. Mënyra se si ushqehemi, ndonjëherë mund të shkaktojë shqetësime dhe ënjtje në stomak.
Aftësia për të kontrolluar se sa të shëndetshme janë vaktet që konsumoni është në dorën tuaj. Gatimi në shtëpi, dihet se është një hap më i sigurt drejtë një stili jete më të shëndetshëm. Megjithatë, ka disa hapa të gabuar që mund të jeni duke bërë gjatë gatimit, të cilat mund të ndikojnë në cilësinë e vakteve tuaja.
Zinku jo vetëm që luan një rol në funksionin imunitar, por gjithashtu përshpjeton shërimin e plagëve, si dhe sintezën e proteinave. Ndryshe nga lëndët e tjera ushqyese që ruhen në trup, trupat tanë nuk e ruajnë zinkun. Prandaj është shumë e rëndësishme të konsumoni çdo ditë ushqime të pasura me zink.
Kryeministri britanik Boris Johnson paralajmëroi sot për kujdes pasi infeksionet e COVID-19 do të rriten, ndërsa përgatitej të njoftonte heqjen e kufizimeve nga 19 korriku.
Holanda ka frenuar jetën e natës dhe muzikën, në një përpjekje për të luftuar një numër në rritje të rasteve të koronavirusit, të nxitur nga varianti shumë i transmetueshëm Delta.
Brukseli ra dakord sot për të ngrirë projektin e tij për një taksë digjitale europiane, shumë e kritikuar nga SHBA, në mënyrë që të mos rrezikojë marrëveshjen historike mbi taksimin e kompanive shumëkombësheve.
Pas paralajmërimeve për shira intensivë në Japoni është dhënë urdhër për evakuimin e rreth 245 mijë njerëzve në rajonet jugore të vendit.
Pfizer dhe zyrtarë të lartë amerikanë të shëndetësisë, po diskutojnë për kërkesën e kompanisë për marrjen e një autorizimi federal për injektimin e një doze të tretë të vaksinës kundër COVID-19.
Me një gjuhë të ashpër ndaj atyre që refuzojnë ose hezitojnë të vaksinohen, kryeministri Mitsotakis në një mesazh televiziv mbrëmjen e së hënës, ka njoftuar rregullat e reja për vaksinim të detyruar të të punësuarve në sektorë të veçantë shtetërorë apo privatë, duke theksuar se synimi i qeverisë së tij është që në mes të verës të jenë vaksinuar 70% e qytetarëve.
Bashkimi Evropian vendosi të zgjasë edhe me 6 muaj sanksionet ekonomike që zbaton që nga viti 2014 kundër Rusisë për shkak të destabilizimit të Ukrainës.
Sergej Milinkovic-Savic duket se i ka idetë e qarata për të ardhmen e tij. Futbollisti deklaroi se dëshrion të qëndrojë te Lazio për një kohë të gjatë.
Fantazisti portugez Joao Mario largohet përfundimisht nga Interi. Futbollisti 28-vjeçar, i cili u transferua te zikaltrit në verën e 2016-ës, ka qëndruar në Milano vetëm dy sezonet e para, sepse tre të tjerët i ka kaluar në huazim.
Qytetet dhe rrugët pa njerëz vërtet të trembinsepse padashje skicohen si humnera të harruara, në copa sheshesh, nuk dihet se nga cila kohë. E qielli i pastër, habitshëm, mundëson cicërimat e zogjve, që lajmërojnë se përsëri ka mbërritur pranvera… Po pra, sërish ka ardhun pranvera…
Shkrimtarja Adelina Mamaqi sjell për lexuesin botimin e ri me poezi të zgjedhura “Qielli shkundte yjet”. Autorja ka zgjedhur në vite krijimet e saj më të mira mbi jetën, mërgimin dhe dashurinë.
Gareth Southgate drejton Anglinë prej thuajse 5 vitesh (është emëruar më 27 shtator të 2016-ës) dhe arriti të shkruajë historinë me “tre luanët”, duke i çuar për herë të parë në finalen e një Kampionati Europian, por ende nuk ka arritur të fitojë një trofe për t’u mbajtur mend gjatë.
Italia mbërriti mëngjesin e sotme në Romë, bashkë me trofeun e fituar në finalen e “Wembley”-t, teksa në orën 16:00 të pasdites, futbollistët dhe stafi teknik u pritën në pallatin Quirinale, ose rezidencën presidenciale të vendit.
Vetëm pak ditë pas rinovimit të kontratës, trajneri Diego Simeone merr një tjetër dhuratë nga drejtuesit e Atleticos së Madridit. Bëhet fjalë për mesfushorin argjentinas Rodrigo De Paul, që është prezantuar zyrtarisht si blerja më e re e Los Colchoneros.
Toka dridhet, por kësaj here aktiviteti natyror ka pak rëndësi. Ajo që bëri tokën të lëvizë dje në Itali ishin festimet gjatë penalltive të finales së Euro2020 natën e kaluar, 11 korrik, midis Italisë dhe Anglisë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në rrugën “Fitnete Rexha”. Një 47-vjeçar që dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Ministrat britanikë kanë konfirmuar se Britania e Madhe do të nisë së zbatuari fazën e fundit të heqjes së masave kufizuese kundër koronavirusit, më 19 korrik.
Gjatë fjalës së tij në Konferencën për Aksionin Politik të Konservatorëve në SHBA, ku i ftuar ishte edhe ish-presidenti Donald Trump, ambasadori Richard Grenell tha se Sekretari i Shtetit në SHBA, Antony Blinken, ka lidhje të ngushta me George Soros.
Udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar kundër sigurimit të dozave përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit për ata që tashmë janë vaksinuar, teksa varianti Delta “përhapet në botë” dhe vendet e varfra nuk kanë pranuar vaksina ende.
Tualeti i njohur si ‘BeeVi’ jo vetëm që kursen burimet natyrore dhe gjeneron energji të gjelbër, por gjithashtu i shpërblen studentët që e përdorin atë, duke depozituar valutë dixhitale në ‘portofolët’ e tyre.
Mbrëmjen e sotme në aeroportin Nënë Tereza kanë mbërritur një tjetër sasi dozash të vaksinës Pfizer.
Shtatë njerëz u dërguan përsëri në Kanada kësaj jave pasi u kapën në video duke drejtuar makinat e tyre fruoristradë teksa shmangnin postbllokun duke kaluar në lëndinën e një librarie që të çon në territorin e SHBA.
Aeroporti Nënë Tereza ka njoftuar ditën e sotme se Suedia ka vendosur të hapë kufirin për shtetasit shqiptar mjafton që të kryejnë një test anti-Covid 48 orë para udhëtimit.
Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e të hënës rastin e një të ashtuquajturi “hoxhë”, i cili me anë të nuskave që lidhte merrte përsipër zgjidhjen e problemeve, por ndërkohë prekte femrat në vende intime.
Forcat afgane të sigurisë kanë vrarë udhëheqësin spiun të lëvizjes Talibane (e cila është e jashtëligjshme në Rusi), Kari Sagashi. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një deklarate nga Ministria e Brendshme Afgane.
Në redaksinë e emisionit Fiks Fare janë ankuar banorët e zonës së Golemit për mbetjet urbane që kanë pushtuar vendin. Të alarmuar ata shprehen se plehrat qëndrojnë me ditë aty, duke rrezikuar kështu shëndetin e fëmijëve të tyre.
Bella Hadid habiti fotografët dje në Festivalin e Filmit në Kanë me një varëse domethënëse, ndryshe nga çdokush tjetër në tapetin e kuq.
Spanja është përfshirë në protesta pasi një i ri homoseksual u rrah për vdekje fundjavën e kaluar në një sulm të dyshuar homofobik.
Epidemiologia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove i ka konsideruar shkatërruese turmat e njerëzve pa maska, duke kënduar dhe brohoritur në finalen e kampionatit evropian të futbollit, “Euro 2020”.
Porto Palermo festival do të mbledhë në Kalanë e Ali Pashës pushuesit e bregdetit të Jonit, çdo fundjavë, duke filluar nga 15 korriku deri më 15 gusht.
Djegia e mbetjeve urbanë në Kazias të Kavajës, duket se nuk e shqetëson Ministrinë e Mjedisit. Sot në këtë landfill illegal janë depozituar 90 ton mbetje urbane.
Lulzim Basha kërkon që statuti i ri të vazhdojë të mos jetë pengesë për rikandidimin e tij në krye të PD edhe nëse ai humbet sërish zgjedhjet parlamentare.
Mutacioni Delta ka hyrë në territorin shqiptar.Një person i cili ka udhëtuar nga Britania drejt Tiranës me simptoma të lehta kishte kryer tamponin parasë të nisej dhe një ditë pasi ka mbërritur në Tiranë laboratori anglez i ka dërguar përgjigje se ka rezultuar pozitiv me Delta.
Misioni evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) i ka konsideruar hamendësime të pamenduara dhe të pabazuara deklaratat e ish-kryetarit të Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons para një komisioni parlamentar në Kosovë.
Zjarrfikësit po punonin sot për të përmbajtur një zjarr masiv që po shkaterron pyjet e veriut të Kalifornisë i cili vijonte të zgjerohej, i nxitur nga nxehtësia ekstreme dhe erërat e forta që pengonin përpjekjet e zjarrfikësve.
Ish-zyrtarët në varësi të ministrisë së Brendshme mes tyre edhe Gëzim Mingaj i cili ditën e arrestimit doli në pension, hynë njëri pas tjetrit në gjykatën e posaçme, që la në fuqi vendimet e dhëna në mungesë dhe dërgoi në paraburgim tetë prej tyre, ndërsa e dyshuara Anisa Bogdani shkoi nën arrest shtëpiak.
Jonida Maliqi ishte e ftuara e parë për këtë sezon të ri të emisionit “Pushimet on Top”. Në një intervistë me autoren dhe moderatoren, Ori Nebijaj, këngëtarja e njohur foli edhe për jetën e saj private.
Sezoni i 4-të i emisionit “Pushime On Top” startoi sot me një destinacion magjik, Manastirin e Ardenicës.
Një pushues është shpëtuar sot në plazhin e Shëngjinit nga një roje bregdetare, i cili rrezikoi të mbytej.
Me një gjuhë të ashpër ndaj atyre që refuzojnë ose hezitojnë të vaksinohen,kryeministri Mitsotakis në një mesazh televiziv mbrëmjen e së hënës, ka njoftuar rregullat e reja për vaksinim të detyruar të punësuarve në sektore të veçantë shtetërorë apo privatë, duke theksuar se synimi i qeverisë së tij është që në mes të verës të jenë vaksinuar 70% e qytetarëve.
The Guardian ka publikuar imazhet më të mira nga Wembley ndërsa Anglia humbi me penallti në finalen e parë të madhe të turneut që nga viti 1966.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Mishter në Klos.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ishte sot i ftuar në emisionin “Top Talk” me Denis Dyrnjajan, në Top Channel, ku ka folur për protestat e mjekëve në spitalin e Traumës në tiranë, pas arrestimit të dy kolegëve të tyre, nën akuzën e ryshfetit.
Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto nga punimet që po bëhen për ndërtimin e Urës së Tapizës, pjesë e rrugës nacionale Tiranë – Shkodër.
Një fluturim i linjave American Airlines u kthye në një dramë surreale kur një pasagjere e trazuar tentoi të hapte derën e avionit.
Ish i përndjekuri politik, legjenda e qëndresës antikomuniste Uran Kostreci ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.
Vijojnë kontrollet intensive në të gjitha rrugët interurbane dhe në qendrat e banuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.
Autori i aksidentit tragjik, që ka ndodhur mbrëmjen e 13 shtatorit në dalje të tunelit të Elbasanit, ku humbën jetën dy vajza të reja dhe mbetën të plagosura dy të tjera, është dënuar me 4 vite burg. Lusinda Garuja dhe Zheneta Qallia,banuese në Shkodër ishin dy viktimat e aksidentit tragjik.
Ora e pikut ishte inekzistente sot në Angli pasi njerëzit qëndruan në shtëpi pasi gjithsej 31.1 milion njerëz ndoqën ndeshjen në shtëpi – audienca e tretë më e lartë televizive në historinë britanike – ndërsa miliona të tjerë e panë në pub-e, bare dhe parqe tifozësh në të gjithë vendin.
Goditja e një rrufeje ka vrarë të paktën 11 njerëz që po bënin foto të vetes gjatë një stuhie.
Edhe pas Europianit, sheshi “Skënderbej” do vijojë të jetë qendër e festimeve.
Me rritjen e temperaturave dhe ardhjen e të nxehtit afrikan është rritur edhe numri i automjeteve që marrin flakë në ecje.
Gjenerali amerikan në Afganistan, Austin Miller, i ka dorëzuar komandën Gjeneralit Kenneth McKenzie, në një ceremoni zyrtare të hënën në Kabul.
Megjithë suksesin në rolet e tij filmike, aktori i filmit legjendar ‘Grease’ John Travolta, ka kaluar mjaft dhimbje gjate viteve te jetes se tij, që prej humbjes së djalit të tij Jett te vdekja e dy partnereve, bashkëshortes Kelly Preston dhe ish-të dashurës Diana Hyland, nga kanceri.
Italia është kampionia e re e Europës. Skuadra e Roberto Mancinit arriti të mundë Anglinë pas një ndeshje me sforco, e cila u zgjidh vetëm nga penalltitë. Pas barazimit 1-1 në 120 minuta. Heroi këtë herë ishte sërish Donnarumma, që priti tre penallti.
Në 24 orët e fundit janë kryer 2658 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, pesë qytetarë në Tiranë.
Një vajzë 20-vjeçare është shtruar në spital në Kretë, pasi humbi ndjenjat, pak minuta pasi ishte vaksinuar.
Abuzimi me tenderin e përzgjedhjes së kompanisë prodhuese të uniformave të Policisë së Shtetit u kushtoi lirinë 8 zyrtarëve, ndërsa një do të lihet në arrest shtëpie.
Në Kosovë së fundmi është duke u vërejtur rritje e çmimeve të produkteve të konsumit.
Evropiani shëtitës i këtij viti u mbyll me finalen e madhe mes Italisë dhe Anglisë në Wembley të Londrës. megjithatë tifozët anglezë nuk harruan takimin e tyre me sjelljet e dhunshme si përpara ashtu edhe pas ndeshjes.
Episodet e racizmit u shfaqën sërish në Angli dhe kjo ndodhi menjëherë pas përfundimit të finales së Euro 2020 me Italinë në Wembli. Tabela e qitjes për ‘trimat’ e tastierës u bënë pikërisht Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Saka që humbën penalltitë të kishin në dispozicion në këtë finale ndaj të Kaltërve duke iu dhuruar italianëve triumfin e dytë evropianë.
“Euro 2020” do të hyjë në histori, jo vetëm si evropiani i parë shëtitës, por edhe si edicioni më i pasur UEFA akordoi në total një shpërblim për skuadrat pjesëmarrëse në këtë kompeticion 331 milionë Euro, 30 milionë euro më shumë se në vitin 2016 dhe kjo ndodh në një kohë kur e gjithë bota përjeton ende pandeminë Covid-19.
Një modele ka gjetur vdekjen në mënyrë misterioze pas rënies nga apartamenti i saj në katin e 12-të, por familja e saj insiston se nuk mund të jetë një vetëvrasje.
Rreth 32 mijë nxënës të klasave të nënta, në të gjithë vendin iu rikthyen shkollave, por këtë herë për të bërë shkëputjen përfundimtare prej tyre, duke marrë dëftesën.
Në pikëkalimin e Kakavijës kemi një ritëm të shtuar të qytetarëve që qarkullojnë në të dy anët e kufirit.
Porto Nova një destinacion turistik në Vlorë ndodhet në Zvërnec me një vijë bregdetare prej 3 km dhe është një plazh disi i izoluar.
Fëmijët ulërinin në tmerr dje në një park lodrash në Bjellorusi, teksa një erë e fortë e papritur ngriti në ajër tre kështjella të fryra llastiku ku ata po luanin.
Apeli i Posaçëm i GJKKO ka shpallur sot vendimin për grupin e grabitësve të Rinasit.
Dy fëmijë kanë rrezikuar jetën në gropën e pusit të mbushur me naftë bruto.
Një operacion ndërkombëtar i koordinuar nga Europol, zhvilluar në Spanjë, prangosi 46 persona të përfshirë në trafikun e qytetarëve nga Ballkani për në Britaninë e Madhe.
Italia i dha fund pritjes 5- vjeçare, duke fituar titullin e dytë evropian në historinë e saj, teksa në mitikun Wembley mundi Anglinë në finale me penallti.
Rrufeja vrau të paktën 11 njerëz dhe plagosi disa të tjerë në qytetin Jaipur në veri të Indisë.
Rritja e numrit të infektuarve me koronavirus në Japoni ka shkaktuar një gjendje të jashtëzakonshme duke krijuar jo pak probleme në Tokio, qytetin pritës të Lojërave Olimpike.
Epidemiologia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove tha se ka qenë “shkatërruese” kur ka parë turma njerëzish pa maska, duke kënduar dhe brohoritur në finalen e kampionatit evropian të futbollit, “Euro 2020”.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë kërkoi angazhim nga institucionet e Kosovës për vendosjen e drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar këtë të hënë një mbledhje jashtë radhe, me mjetet e komunikimit elektronik, ku ka hapur dritën jeshile për sistemimin e infrastrukturës së rrjetit të kanaleve të ujërave të larta në Porto Romano dhe ish-kënetë, që janë kthyer prej vitesh në vatra ndotjeje për banorët e këtyre zonave.
Kadastra e Durrësit është zhvendosur në Prezë të Tiranës, së bashku me agjencitë e Tiranës, Krujës dhe Kavajës.
Përgjegjësi i Shërbimit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Korçës, Kujtim Shabani ka ndërruar jetë mesditën e sotme, në plazhin e Radhimës.
Një zjarr ka rënë në tokat e Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje duke përfshirë 10 hektarë toke me kashtë.
Instituti i Shëndetit Publik nuk ka dhënë asnjë njoftim për mbërritjen e virusit “Delta” në Shqipëri, por burime të Top Channel kanë mësuar se janë disa raste me gjasa të infektuar nga “Delta” të personave që sapo kanë mbërritur në Shqipëri nga Britania e Madhe.