Marrëdhënia mes Sarës dhe Pajtimit duket se po shton gjithnjë e më shumë kiminë por dhe sikletin mes tyre.

Mbrëmjen e djeshme ata kanë biseduar lidhur me të ardhmen që parashikojnë të kenë me njëri-tjetrin.

Sarah shprehu se ndihet shumë nën trysni për shkak të monitorimit me kamera.

“Kur dikush më shpreh pëlqimin unë ndrydhem, ja prsh me Arbrin jam shumë e lirshme”,- tha ajo.

Më tej Sarah shtoi se i vjen keq që Pajtimit nuk po i jep një mundësi për ta njohur më shumë.

Nga ana tjetër Pajtimi u tregua mirëkuptues për këtë fakt duke shprehur se nuk do të donte kurrë që të vendoste Sarën në siklet.

“Unë të kam parë të bisedosh apo të përqafohesh me të tjerët, ndërkohë që nuk vjen kurrë të flasësh me mua. Unë nuk të vij vetë sepse nuk dua të bëhem personi i padurueshëm”,-tha ai.

Sarah përmbylli bisedën duke thënë se nuk ka ardhur në “Big Brother Vip” për të krijuar një lidhje.

Top Channel