Lufta për kreun e PD/ Bushati në Open: Ka firmosur konventën, ambasadores nuk i lejohet ndërhyrja në politikën e brendshme

11/11/2021 23:23

Në Open në Top Channel po diskutohet për qëndrimet e ambasadores Yuri Kim në lidhje me luftën që po ndodh në Partinë Demokratike.

Sipas analistit Andi Bushati ambasadorja Kim ka ndërhyrë në garën e PD-së diçka që nuk i lejohet.

“Ambasadores nuk i lejohet të ndërhyjë në politikë e vendit, jo më në garën e një partie. Ajo nuk mund të thotë që votoni këtë sepse po votuat këtë nuk e njohim ne. Mund të të thojë që unë nuk të lë të futem në shtëpinë time, por nuk mund t’i thuash ndahu nga burri. Ambasadorja ka nënshkruar Konventën e Vjenës. Në nenin 42 në këtë konventë u ndalon diplomatëve të ndërhyjnë në politikën e një vendi. Këto ndërhyjnë në garën e partisë.

Po e vendos veten në vendin e një militanti të PD-së. Si militant i PD nuk mund të pranoj këtë deklaratë nga përfaqësues të Amerikës që kanë shpallur Dvoranin hero të Reformës në Drejtësi. Kanë shpallur Saimir Tahirin hero të luftës ndaj kanabisit. Këtë diplomatë të besoj unë tani si demokrat”- u shpreh Bushati.

Top Channel