Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin e zotit Igli Hasani nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare, në Vjenë, rezident.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

11 nëntor 2021

Presidenti i Republikës SH.T.Z Ilir Meta, në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, bazuar në propozimin e Kryeministrit, me nr. 4562/1 prot., datë 7.10.2021, ka dekretuar:

Lirimin e zotit Igli Hasani nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare, në Vjenë, rezident.

Hasani është liruar nga detyra pasi është zgjedhur Koordinator ekonomiko ambiental i OSBE, pozicioni më i lartë i mbajtur nga një shqiptar në OSBE.

Igli Hasani drejtoi misionin e Shqipërisë në OSBE nga Janar 2018 – Nëntor 2021, gjatë së cilës Shqipëria pati presidencën e radhës së OSBE, në vitim 2020.

Ambasadori në misionin e OSBE në Vjenë i cili tanimë më është dorëhequr nga detyra pasi është zgjedhur në një pozicion shumë të rëndësishëm në OSBE. Dekreti për lirimin e tij vjen pas dorëheqjes.

Top Channel