Në lojën me kartolina banorët i kanë sugjeruar Kledit të jetë më aktiv dhe të mos vazhdojë më të hezitojë së thëni mendimet e tij.

‘’Dua të përfshihesh më shumë në debate, dua që të gjithë të dëgjojnë mendimin tënd’’,- shkruan Donaldi në kartolinën drejtuar Kledit.

Pas këtij sugjerimi Kledi sqaroi se mendimin e tij ai mund ta shprehë vetëm në rrethanat kur ndihet se banorët duan ta dëgjojnë atë, gjë që në shumicën e rasteve nuk është dukur ashtu.

‘’Këtu bëhen debate me zë të lartë, të gjithë vetëm flasin dhe nuk duan të dëgjojë. Në këto rrethana unë nuk mund ta jap mendimin tim. Kam shumë gjëra për të treguar por nuk kam gjetur kohën e duhur’’,- tha ai.

 

 

Top Channel