BKT, platformë investimesh on line/ Aplikacion për të investuar në aksione në kompani në gjithë botën

11/11/2021 19:42

Në Shqipëri opsionet për të investuar dhe shumëfishuar paratë tuaja janë shumë të kufizuara. Nëse keni krijuar disa kursime nga puna apo biznesi juaj, paratë mund të investohen kryesisht në bono thesari, depozita pa afat ose pasuri të paluajtshme.

Platforma më e re e investimeve nga BKT e ndryshon tërësisht pasqyrën e investimit në vendin tonë, duke bërë të mundur që paratë të punojnë për ju. Vetëm me një aplikacion në telefon, ju mund të blini aksione në kompani si Apple apo Amazon, dhe të keni akses në të gjitha produktet financiare të bursave botërore duke filluar nga ajo e New York deri në Singapor. Individë, biznese apo korporata kanë një armë më shumë për të maksimizuar fitimet e tyre:

““Ashtu si udhëtimi pa viza në Shengen, tashmë edhe investimi nuk ka më kufij. Kjo është e rëndësishme sidomos në këto kohë, ku nëse do i investoni paratë në depozita merrni 0% interes. Unë besoj se platforma jonë revolucionare e investimeve do të zhvillojë njohuritë financiare në Shqipëri dhe klientët do të mësojnë më shumë rreth tendencave financiare globale dhe ekonomisë botërore. Produkti ynë do të kontribuojë në rritjen e profilit të investitorit dhe kulturës së investimit në Shqipëri.”

Platforma e licencuar nga Autoriteti Mbikëqyrës Financiar përbën një moment historik në zhvillimin e tregjeve financiare të vendit:

Top Channel