“Shumë paqartësi, zhvillim misterioz”, transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Petro Koçi në Top Stroy: Mund të lidhet edhe me qëndrimet politike të tij
Analisti Lorenc Vangjeli e sheh paketën e re fiskale si një reagim politik të kryeministrit Edi Rama pas protestave dhe presionit publik, duke e cilësuar një hap të nevojshëm, por të vonuar.
I ftuar në emisionin “Top Story”, Vangjeli theksoi se masat janë prezantuar pa paralajmërim dhe pa konsultim me grupet e interesit.
Ai ngriti pikëpyetje mbi efektivitetin e uljes së TVSH-së, duke kundërshtuar pretendimin se kjo masë do të sjellë automatikisht uljen me 14% të çmimeve të produkteve.
Nga ana tjetër, ai vlerësoi pozitivisht masat që lidhen me taksimin e të pasurve, ku me ironi tha: Ndërkohë, për pjesën tjetër të paketës kam komplimente, veçanërisht për taksimin e të pasurve… dhe shumëfishimin e çmimit të ujit për pishinat. Kjo pjesë më pëlqeu shumë, sidomos po të kemi parasysh se ka pasur raste kur pishinat, edhe kur nuk kanë pasur ujë, për festa janë mbushur me shampanjë.
“Kjo paketë është një përgjigje politike e Ramës pas protestave, i vënë nën presion nga publiku, duke zbuluar një realitet që ai nuk e pranonte dhe duke pranuar se anija e tij politike është sfilitur. Është një akt i duhur, por i vonuar. Megjithatë, është i paparalajmëruar dhe i pakonsultuar me grupet e interesit.
Kam konsultuar disa nga ekspertët më të mirë dhe ata më shpjegojnë diçka, TVSH-ja është taksa ideale, e shpikur në vitin 1918 nga gjermanët dhe më pas e futur në praktikë në vitin 1954 nga francezët. Ajo shërben si rregullator për sistemin.
Kjo është një sfidë publike për të gjithë ekspertët anonimë pranë kryeministrit, të cilët pretendojnë se, në momentin që kjo taksë ulet, çdo produkt do të ketë një ulje prej 14% të çmimit. Kjo nuk ndodh.
Të shohim dimrin që vjen, nën dritën e kamerave, dhe të shohim nëse kam unë të drejtë apo ekspertët anonimë”, tha ai.
Top Channel