Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Kriza sportive që po kalon Manchester United mund të prekë edhe të ardhmen e Cristiano Ronaldos.
Prej disa javësh po flitet për një largim të mundshëm të “yllit” portugez nga Old Trafford nëse “Djajtë e Kuq” nuk marrin pjesë në Champions sezonin e ardhshëm.
Në Angli shkojnë një hap më tej, aq sa të hedhin hipoteza për destinacionin e ri të CR7. “The Sun” ka hartuar një listë me skuadrat të cilat mund të hapin dyert për portugezin. Për Cristianon veçohen pesë alternative.
Mundësia e parë është t’i bashkohet Manchester City-t, skuadër me të cilën thuajse e kishte arritur marrëveshjen para se t’u bashkohej “Djajve të Kuq”.
Një tjetër mundësi, që përmend gazeta angleze, do të ishte rikthimi te Reali i Madridit, megjithëse mediet në Spanja këmbëngulin se një rikthim në “Bernabeu” është i pamundur.
Paris Saint-Germain është një tjetër alternativë për Ronaldon. Tifozët parisienë dhe çdo “dashnor” i futbollit spektakolar do të donin ta shihnin të luante përkrah Messit.
Edhe pse më larg, mbeten dy opsione: Sportingu i Lisbonës në Portugal, që do të nënkuptonte rikthimin triumfues të CR7 në klubin ku nisi futbollin, dhe transferimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (MLS), te skuadra e David Beckhamit, Inter Miami.
Cristiano nënshkroi verën e kaluar me Manchester United për dy sezone për shumën 25-30 milionë euro, që duhet të shkojë në arkat e Juventusit.
Top Channel