“Mes debatesh Komisioni i Ekonomisë ka miratuar në parim vetëm me votat e mazhorancës projektbuxhetin 2022 dhe paketën fiskale që e bashkëshoqëron atë.”

Për deputetët e opozitës që votuan kundër të dy draftet, buxheti nuk adreson problemet e ekonomisë dhe nuk mbështet shtresat në nevojë. Rritja e pagave dhe indeksimi i pensioneve është i pamjaftueshëm sipas tyre për të përballuar edhe situatën me pandeminë.

Kritika pati edhe për paketën fiskale, pasi ndryshimet e propozuara sipas tyre godasin drejtpërdrejt qytetarët.

Veç opozitës e komunitetit të biznesit, shtyrje të konsultimeve të paketës fiskale ka kërkuar edhe Dhoma Amerikanë e Tregtisë, ku teksa e cilëson flagrante moskonsultimin e saj me grupet e interesit bën apel për një ligj të ri për tatimin mbi të ardhurat personale.

Top Channel