Mijëra nacionalistë polakë marshojnë ‘me zjarr’ në Varshavë për Ditën e Pavarësisë (fotot)

11/11/2021 18:49

Dhjetra mijëra njerëz u mblodhën sot në qendër të Varshavës për marshimin e përvitshëm të Ditës së Pavarësisë me flamurë polakë dhe nacionalistë.

Eventi i njohur si i të djathtës ekstreme iu dedikua sipas organizatorëve “Mbrojtësve të kufijve” në krizën e përshkallëzuar në kufijtë lindorë të vendit me Bjellorusinë.

Autoritetet e kryeqytetit kishin siguruar më herët një masë ndalimi për manifestimin por urdhëri u anullua nga adminsitrata qendrore, sipas raportimeve.

Në pamjet e shpërndara shiheshin manifestues me fishekzjarre të ndezura, me flamurë polakë dhe simbole nacionaliste.

Në marshim kishte familjarë e fëmijë ndërsa përfaqësuesit e grupeve nacionaliste si ai ONR, ndiznin fishekzjarrë dhe brohorisnin slogane si “Viva, viva, rojet kufitare” dhe “Zot, Nder, Atdhe” teksa ecnin mes Varshavës.

Në marshim kishte dhe pjesëmarës të grupeve të djathta nga Evropa si ai italian ‘Forza Nuova’.

Marshuesit paralajmëronin kundër përpjekjeve për të “bërë shembull” Poloninë dhe dënonin influencat liberale, politike e kulturore perëndimore.

Kritikët thonin se qeveria e partisë Ligj e Drejtësi në vend po u jep mbështetje të hapur të djathtës ekstreme në një kohë kur vendi përballet me presion për të pranuar mijëra emigrantë nga Bjellorusia.

FOTO GALERI
1/9
Dhjetra mijëra njerëz u mblodhën sot në qendër të Varshavës për marshimin e përvitshëm të Ditës së Pavarësisë

Top Channel