I burgosuri: Denoncova korrupsionin/ Neim Behari flet nga burgu i Peqinit: Më penalizojnë, më vendosin në izolim

11/11/2021 19:50

Përmes internetit i burgosuri Neim Behari pretendon  se po përndiqet mbasi denoncoi aferat korruptive dhe pagesat që sipas tij jepen për të transferuar të dënuarit nga njëri burg në tjetrin.

I burgosuri i shpallur fajtor dhe i dënuar me 25 vjet për vrasje , thotë se veç burgut ai po izolohet herë pas herë.

Emri i të burgosurit që është dërguar disa herë në izolim me vendim gjykate , u denoncua edhe nga ish gjyqtari i shkarkuar më pas nga KLGJ Markelian Kuqo , që tregoi  se ishte telefonuar nga i burgosuri  mbasi kishte shpallur  izolimin e tij.

Por mbas telefonatës që paralajmëronte lëndë plasëse në mjetin e gjyqtarit që  liroi Gert Gjinarin, çdo gjë rezultoi false.

Më pas ndaj të burgosurit u ankua edhe drejtori i përgjithshëm i burgjeve që kallëzoi se ishte kërcënuar, por diçka të tillë i dënuari për vrasje e konsideron si hakmarrje.

Neim Behari u arrestua kur ishte 25 vjeç dhe u dënua për vrasjen e një taksisti gjatë tentativës për ta grabitur.

Top Channel