Lufta për kreun e PD, Spahiu në Open: Me 1 gur u vranë 2 zogj

11/11/2021 23:35

Në Open në Top Channel po diskutohet për qëndrimet e ambasadores Yuri Kim në lidhje me luftën që po ndodh në Partinë Demokratike.

Sipas Kreshnik Spahiut me këtë lëvizje SHBA ka vrarë me një gur dy zogj.

“SHBA me një gur ka vrarë dy zogj. Me këtë luftë që ka plasur në PD humbet edhe Sali Berisha edhe Lulzim Basha. Marrëdhëniet me SHBA janë përdorur gjithmonë nga politika.

Vetëm politikanët tanë i konsiderojnë diplomatët e huaj si zot. Nuk ndodh në asnjë vend të Europës kjo”- u shpreh Spahiu.

Top Channel