
31/03 19:23
Në 24 orët e fundit janë shënuar gjashtë raste të reja me Covid-19 nga 1427 testime të kryera.
Fatmirësisht, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e Covid.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.589.739 doza të vaksinës.
Deri më sot 746.232 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.504. Në total numri i rasteve aktive është 429.
Top Channel