Gabimi trashanik i policisë, shpallet i vdekur vëllai binjak/ Ja si qëndron e vërteta e aksidentit

11/11/2021 16:22

Një gabim trashanik ka ndodhur në Austri, ku gjatë një aksidenti është shpallur i vdekur vëllai i gabuar binjak.

“Rem është akoma gjallë”, janë fjalët që do të qëndrojnë gjatë në veshët e policit austriak, i cili kishte telefonuar familjes së rumunit të vdekur në aksident trafiku, për ta informuar për rastin tragjik.

Motra e vëllezërve binjakë rumunë, mbeti e shokuar kur dëgjoi se ka vdekur vëllai binjak, por jo ai me të cilin ishte në momentin kur pranoi telefonatën.

Policia në fakt kishte identifikuar gabimisht vëllanë binjak si personin e vdekur. Të dielën në mëngjes, një “Audi” u përplas në një “Renault” të vogël që lëvizte autostradës për në Vjenë.

Besohet se shkaqet e aksidentit të jenë kushtet klimatike, pasi kishte shumë mjegull.

E derisa shoferi që shkaktoi aksidentin shpëtoi pa ndonjë lëndim serioz, shoferi i Renault që u shkatërrua plotësisht nuk kishte shpëtim.

Policia austriake kishte menduar se pronar i veturës është edhe shoferi i saj kështu informoi familjen e rumunit 55-vjeç, i cili jeton në qytetin gjerman Kupfercel, 450 kilometra larg vendit ku kishte ndodhur aksidenti.

Motra e shokuar e rumunit ka bërë të ditur se vëllai i saj Remus H është akoma gjallë. E vetëm atëherë është konstatuar se viktima ishte vëllai i tij binjak Romul H, i cili ia kishte huazuar makinë vëllait.

Top Channel