Tirana ka disa vatra të shpërthimit të covid 19  të cilat janë e vatra familjare por nuk përjashtohen edhe vatrat në disa shkolla , pjesa më e madhe e nxënësve janë asimptomatikë,  por e transmetojnë atë në familje apo tek shokët e tyre.

Por tanimë vihet re një ulje e moshës së të infektuarve me covid. Janë kryesisht nxënës shkollash të cilët infektojnë njëri tjetrin dhe të rinj.

Për shkak  se u kanë rezultuar nxënës me Covid disa klasa në shkolla të ndryshme në Tiranë si Ismail Qemali ,Petronini Lurarasi  janë mbyllur ose kanë kaluar mësim online.

Në shkolla më shumë ka të infektuar nxënës pasi  në radhët e mësuesve rastet janë sporadike për shkak se mësuesit janë të vaksinuar .

Top Channel