“Berisha, firmat me kriminelë”/ Gazmend Bardhi akuzon se Suel Çela në Elbasan u angazhua për mbledhjen e firmave

11/11/2021 19:30

Konflikti mes Bashës dhe Berishës ka arritur në pikën kulminante. Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi deklaroi sot se element të botës së krimit po mbledhin firma në favor të ish-kryeministrit.

Gazment Bardhi: Dhe sot ky individi që e kemi pasur përballë në zgjedhjet e 25 prillit thërret drejtues të PD në Elbasan dhe i vendos përpara formularin për nënshkrim. E di dhe Flamur Noka se ka qenë para dy ditësh i thirrur nga ata që kanë besuar te demokratizimi i Partisë Demokratike, pikërisht për këtë çështje, se nuk të pranojnë demokratët e Elbasanit të ja mbledhin Kuvendin Kombëtar të PD, Suel Çela.

Grupi nismëtar akuzoi Lulzim Bashën si pjesë të qeverisë. Por numri dy i PD iu kundër përgjigj me të njëjtën monedhë.

Noka: Basha ministër i Ramës, paguhet nga qeveria.

Gazment Bardhi — Ish deputeti i Partisë Demokratike, Keltis Kruja, ka qenë shef i shtabit të Orlando Rakipit. E ka pasur përballë Flamur Noka në Vorë, nuk e kam pasur unë. Nuk thërret, harrojeni se thërret banda dhe krimi i organizuar Kuvend Kombëtar të Partisë Demokratike, Harrojeni te keni Kuvend të thirrur nga Qifja.

Procedura e verifikimit të firmave për vetëmbledhjen e Kuvendit Kombëtar ka ka përplasur palët të cilat kanë intepretime të ndryshme të statutit

Gazment Bardhi: Pra secili që ka firmosur verifikon firmën e vet? Me kë tallen këta?

Rregullorja për intepretimin e statutit të cilës i referohet Gazment Bardhi është e vitit 2010 në kohën kur kryetar i PD ishte Sali Berisha.

Top Channel