
Komandanti i forcave ushtarake të Iranit siguroi dje vendet fqinje se manovat ushtarake të vendit janë vetëm për qëllime mbrojtëse, por paralajmëroi “armiqtë” se në rast kërcënimi, kundërpërgjigja e Iranit do të shkojë përtej kufijve të tij.
Gjeneral Abdolrahim Mousavi bëri komentet gjatë manovrave masive ushtarake Zolfaqar-1400, që po mbahen në shkretëtirën prej sektorit strategjik të Ngushticës së Hormuz deri në pikën veriore të Oqeanit Indian, siç tha ai.
“Historia jonë tregon se Irani nuk ka qenë kurrë popull i agresionit apo pushtimit. Përpjekjet dhe manovrat tona ushtarake kanë si qëllim mbrojtjen e idealeve të vendit tonë”.
“Por mos harroni; armiqtë tanë duhet të dinë se nëse kërcënojnë interesat tona, kundërpërgjigja nuk do të kufizohet brenda kufijve. Nëse ata kërcënojnë interesat tona, ne do të kërcënojmë interesat e tyre kudo që ato të ndodhen,” tha ai për gazetarët.
“Ndërkohë ne do të sjellim siguri për vendet rajonale dhe vëllezërit tanë”, shtoi ai.
Mousavi ngriti lart gjithashtu manovrat Zolfaqar-1400 duke i quajtur “një nga ushtrimet e përbashkëta më të suksesshme të Republikës së Iranit”, në të cilat u përfshinë forcat tokësore, marina, forcat ajrore dhe mbrojtja ajrore.
Top Channel