Igli kishte përgatitur nga një dhuratë të veçantë për çdo vajzë në “Për’puthen”.

Në disa kuti të bukura prej druri, ai kishte futur nga një frut të ndryshëm për konkurrentet dhe shpjegoi arsyen e zgjedhjeve të tij

Një dardhë për Mikelën: është një shprehje e urtë që thotë dardha e ka bishtin prapa dhe shpresoj ti ta kuptosh shumë mirë këtë gjë. Bishti pas është Bruno.

Ai tha se me këtë mesazh, do t’i thotë Mikeës se bruno nuk është siç duket dhe ajo duhet të largohet nga ai, ndërsa Mikela tha se nuk i pëlqen që në dhuratë, Igli ka përfshirë një person të tretë.

Një hudhër për Antonian: E kam parë që kohët e fundit ka shumë afrimitet me çunat në ‘backstage’ dhe ta mbajë me vete që të mos e hanë me sy

Një luleshtrydhe për Anën: Meqë ti je e vogël, të bëra një luleshtrydhe por që po ta shijosh është shumë e mirë. Ky është dhe simboli i luleshtrydhes. Duhet ta provosh që ta kuptosh a është e shijshme.

Ana e falenderoi Iglin dhe i tha Mikelës ta konsumojë, sepse vetë nuk i hahet.

Një limon për Efin: Thonë që është i thartë, por përdoret atje ku duhet. Mua më dukesh shumë selektive prandaj të kam dhënë një limon. Mendoj se ti je vajzë që bën zgjedhjet e tua, s’ka lidhje me thartinë.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel