Ish-zëvendës kryeministri në “Open”: Paradoksale që firmat e demokratëve dorëzohen tek ata që nuk kanë kompetenca

11/11/2021 22:26

Firmat e anëtarëve demokrat që kërkojnë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar u dorëzuan në zyrën e gabuar sipas ish-zëvendës kryeministrit, Gazmend Oketa.

I ftuar në “Open”, ai thotë se firmat nuk duhet të shkonin në kasafortën, në zyrën  e Edi Palokës.

Është paradoksale që firmat të dorëzohen te dikush që nuk e gëzon këtë atribut. Pavarësisht preferencave, duam apo nuk duam, Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi janë drejtuesit legjitim të PD-së. Firmat duhet të shkojnë aty ku duhet. Bardhi, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm i ka të gjitha listat, emrat e anëtarëve, do të mund t’i verifikonte shumë mirë”.

Sipas Oketës, dorëzimi i firmave te Paloka dhe Bardhi nga ana tjetër, që thotë se këto firma nuk mund të pranohen, po e përçajnë më shumë PD-në.

Çfarëdo që ndodh në PD, çdo kërkesë duhet të vijë me një vulë, me firmë dhe të shkojë aty ku duhet”, shton ai.

Berisha dhe mbështetësit e tij kërkojnë ngritjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor, më qëllim shkarkimin e Lulzim Bashën nga drejtimi i partisë opozitare më të madhe në vend.

Top Channel