LIVE/ “Rama n’burg, Berisha n’burg”, pas marshimit nëpër kryeqytet, disa protestues rikthehen para Kryeministrisë, të tjerë vijojnë lëvizjen në këmbë
Një aksident, ku janë përfshirë dy automjete dhe një këmbësor ka ndodhur këtë mbrëmje, në aksin rrugor Ura Gjoles-Fushë Krujë.
Mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin G. X., është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin F. K. Policia njofton se familjari i njërit prej mjeteve të aksidentuar ka tentuar të afrohet në vendngjarje dhe është goditur nga një tjetër mjet, me drejtues shtetasin Gj.U.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar këmbësori shtetasi R. Z., dhe pasagjerja që ndodhej në mjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel