Po shkonte në spital për të lindur, hidhet në erë makina e gazetares shtatzënë!

11/11/2021 15:48

Një gazetare shtatzënë ne Jemen humbi jetën nga shpërthimi i eksplozivit të vendosur poshtë makinës së saj e të aktivizuar pikërisht në kohën kur Rasha Abdullah al-Harazi po shkonte në spital për të lindur fëmijën.

Në automjet ndodhej dhe bashkëshorti, Mahmoud Ameen al-Atmy, i cili eshte gjithashtu reporter. Ndonëse mbeti i plagosur rëndë, burri arriti t`i mbijetonte atentatit, që shkatërroi nga ana tjetër familjen e tij. Sindikata e gazetarëve në Jemen reagoi ndaj ngjarjes së rëndë, duke e cilësuar “një krim të paprecedent, ndërsa shprehu frikën se ky episod mund të shërbejë si tregues i një faze të re e të dhunshme shënjestrimi të gazetarëve ne vend”.

Pamjet filmike tregojnë momentet pas shpërthimit, dhe kalimtarët që janë mbledhur aty për të ndihmuar, ndonëse për gazetaren vetë, tashmë ishte tepër vonë. Fuqia e lëndës plasëse e shkaterroi krejtësisht pjesën e përparme të makinës.

Kanali televiziv Al Arabiya, në pronësi të sauditëve, pohoi se bashkëshorti i gazetares punon për të si reporter. Qeveria e Jemenit, e mbështetur nga Arabia Saudite, është e përfshirë në një luftë disa vjecare me rebelet Huthi të përkrahur nga Irani, të cilet janë aktivë në pothuajse të gjithë vendin.

Top Channel