LIVE/ “Rama n’burg, Berisha n’burg”, pas marshimit nëpër kryeqytet, disa protestues rikthehen para Kryeministrisë, të tjerë vijojnë lëvizjen në këmbë
Një qytetar ra në prangat e policisë për ndërtim pa leje në zonën e mbrojtur të Valbonës.
Ai po ndërtonte një shtëpi pa marrë leje në autoritetet përkatëse.
“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe ato të mbrojtura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin R. H., banues në Valbonë. Ky shtetas po ndërtonte një objekt pa leje, në fshatin Valbonë, e cila është zonë e mbrojtur”, sipas policisë.
Sipas policisë, materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
Top Channel