E diel, 29 Gusht 2021
13:00
Biden: Prisni sulme të tjera terroriste në Kabul! 

Sulme të tjera vetëvrasëse kërcënojnë fazën finale të operacioneve amerikane të evakuimit nga Kabuli.

12:50
Shpëtoi fëmijën afgan, kush ishte marinsja që u vra në aeroportin e Kabulit! 

12 marinsë dhe 1 ushtar amerikane ishin mes viktimave të sulmeve të tmerrshme në aeroportin e Kabulit, ku humbën jetën edhe më shumë se 160 afganë.

12:37
Situata “jashtë kontrollit”, Kosova rikthen masat e ashpra kundër pandemisë!

Pas rritjes së rasteve me Covid-19, qeveria e Kosovës vendosi të ashpërsojë masat kundër sëmundjes.

12:30
Tirana International Film/ Edicioni i 19 i festivalit nga 24 deri në 30 shtator

Tirana International Film Festival në edicionin e 19 pritet të zërë vend nga data 24 deri më 30 shtator. Një edicion hibrid i quajtur kësaj here ku do të alternohet midis shfaqeve online por edhe atyre në ekranin e madh.

12:29
Festivali “Divani Lunxhot”/ Traditat e zonës dhe folku nga i gjithë Ballkani në edicionin e 7

“Divani Lunxhot” një festival i përvitshëm, shumëplanësh  i traditës së zonës së Lunxhërisë dhe folklorit nga i gjithë Ballkani edhe këtë vit ishte eventi më i madh i organizuar jashtë hapësirës urbane. Festivali ngjiti në skenë në edicionin e tij të 7-të, përveç ansamblit “Lunxhëria” edhe 7 grupe të tjera folklorike. 

12:29
Dëshmitarët për BBC: SHBA qëlloi mbi civilët në Kabul?!

Dëshmitarë okularë të sulmeve të së enjtes në aeroportin e Kabulit i thanë BBC-së se jo të gjithë që u vranë atë ditë, e humbën jetën nga agresori kamikaz.

12:26
Ura e Zogut në rrezik/ Alarmin e ekspertëve nuk e ka dëgjuar askush deri më sot

Për vite me radhë, ekspertë të mjedisit dhe mbrojtës të trashëgimisë kulturore vijojnë tu bien kambanave të alarmit se ekskavatorët që nxjerrin zhavorr nga lumi Mat, të cilët po rrezikojnë seriozisht Urën e Zogut.

12:03
Shi dhe plazh në Vlorë/ Në mëngjes pushuesit u larguan, në mesditë u kthyen. U shuan edhe flakët në Selenicë

Një ditë më parë reshjet e shiut në Vlorë kanë bërë që shumë turistë të largohen nga çadra. Zhezlonget janë boshatisur, por nuk mungojnë dhe ata pushues,që sfidojnë motin. Në breg të detit preferojnë të shijojnë reshjet e shiut.

11:58
Përmbytet Lezha, reshjet e shiut shkaktuan probleme në lagjen “Besëlidhja”

Reshje të dendura shiu ranë mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Lezhës. U desh vetëm pak minuta që një nga lagjet më të mëdha të qytetit të përmbytet. Bëhet fjalë për lagjen “Besëlidhja”, një lagje, e cila shpesh herë pas reshjeve të dendura gjendet nën pushtetin e ujit.

11:54
Mbërrijnë edhe 2 avionë me afganë,136 persona u akomoduan në Qytetin Studenti, 80 në hotelet e Durrësit

Arrin në 457 numri i afganëve të ardhur në Shqipëri. Mëngjesin e ditës së sotme në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur dy avion të tjera me qytetarë afganë, në mesin e tyre kishte dhe fëmijë.

11:44
Kapet në Greqi shqiptari i rrezikshëm i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet drejt Shqipërisë

Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Greqi dhe është ekstraduar drejt vendit tonë. Interpol Tirana raporton se i arrestuari 44-vjeçar ishte shpallur në kërkim për krime ndaj jetës dhe pronës.

11:39
Në 2 shtator PS mbledh Asamblenë Kombëtare, çfarë pritet të diskutohet

Ditën e enjte, në datën 2 shtator, ora 10:00 pritet që Partia Socialiste të mbledhë Asamblenë Kombëtare. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të kongreseve, në Tiranë.

11:23
Tiranë/ Arrestohen dy vëllezër, dyshohet se tentuan të kultivojnë kanabis

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 vëllezër, pasi dyshohet se kanë kultivuar kanabis në vendin e quajtur “Shtogu”.

11:09
U zgjuan në një tjetër realitet, shihni se si luajnë të lumtur fëmijët afganë në oborrin e konviktit në Tiranë

457 qytetarë afganë kanë mbërritur në vendin tonë, vetëm këtë javë si rezultat i pesë fluturimeve. 182 prej tyre kanë mbërritur vetëm mëngjesin e ditës së sotme me 2 avionë, ku u pritën në Rinas nga zv.ministrja e Punëve të Jashtme, Megi Fino.

10:53
Lezhë/ Reshjet e shiut përmbytin lagjen ‘Besëlidhja’, rrugët nën ‘pushtetin’ e ujit

Sikurse në një pjesë të mirë të territorit reshjet e dendura të shiut kanë shoqëruar edhe qytetin e Lezhës.

10:24
Vdes ish-kryeparlamentari Kolë Berisha

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kolë Berisha sot ka vdekur si pasojë e një sëmundje të rëndë.

10:14
“Çuka” çon në pranga 41-vjeçarin që shpërndante kokainë në Sarandë, e përpunonte në një garazh.Shpallet në kërkim… (DETAJE)

Policia e Sarandës në bashkëpunim me atë të Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Çuka”, si rezultat i të cilit ka rënë në pranga një person dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

10:02
Vlorë/ Reshjet e shiut largojnë pushuesit nga bregdeti (FOTOT)

Reshjet e shiut në Vlorë kanë bërë që shumë turistë të largohen nga bregdeti.

09:41
Sot mbërritën në Tiranë edhe dy avionë me afganë, ja ku janë strehuar

Mëngjesin e ditës së sotme kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit edhe dy avionë të tjerë me qytetarë afganë, mes tyre edhe fëmijë.

09:24
Fier/ Kapet 44-vjeçari me dy mbiemra që lëvizte me automatik në makinë (EMRI)

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri në makinë. Raportohet se i arrestuari është Artur Muka(Plaku), të cili u gjatë kontrollit në makinë iu sekuestrua një armë zjarri automatik dhe një krehër me 30 fishekë.

09:15
Zgjedhjet në Gjermani: Politika e jashtme në fushatën elektorale

Çfarë thonë partitë kryesore gjatë fushatës elektorale për temat aktuale ndërkombëtare? Një vështrim tek programet e tyre.

09:05
Rripi i Gazës: Avionët luftarakë izraelitë goditën objektivat e Hamasit

Aeroplanët luftarakë izraelitë goditën objektivat e Hamasit, si një përgjigje ndaj gjuajtjes së balonave nga Rripi i Gazës, bëri të ditur ushtria izraelite.

08:56
SHBA/ Uragani ‘Ida’ kërcënon Luizianën dhe Misisipin

Uragani Ida, që cila lëviz larg nga brigjet e Kubës, vazhdon kursin drejt Luizianas dhe pritet të arrijë në tokë në orët e vona të ditës së sotme, sipas kohës lokale.

08:54
Gramsh/ Gjendet i vetëvarur 62-vjeçari, jetonte i vetëm

Një 62-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.  Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Valës, në Gramsh dhe kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur pa shenja jete viktimën.

08:44
Udhëheqësi i ISIS: Talibanët janë armiqtë tanë, ne do t’i sulmojmë kur amerikanët të largohen

Një udhëheqës i ISIS-K i ka dhënë një intervistë reporteres amerikane të CNN, Clarissa Ward, disa ditë para sulmit pranë aeroportit të Kabulit, që vrau më shumë se 170 njerëz dhe plagosi qindra.

08:30
Pica me hudhra fut në konflikt taksistin me çiftin e klientëve, gruaja përfundon e plagosur

Një mosmarrëveshje në lidhje me dy pica me hudhura përfundoi në konflikt fizik në qytetin perëndimor gjerman të Moenchengladbach.

08:14
Talebanët kërkesë Uashingtonit për prani diplomatike në Kabul

Talebanët i kanë kërkuar SHBA-së që të mbajë një prani diplomatike në Afganistan pas përfundimit të tërheqjes së saj, e planifikuar më 31 gusht, por Uashingtoni ende nuk ka marrë një vendim, njoftuan zyrtarë amerikanë.

07:47
Parashikimi i motit/ Fundjava vjen me diell dhe ulje temperaturash

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm, por priten reshje me intervale të shkurtra kohore në disa qytete të vendit.

07:10
Nju Orlins fillon evakuimet në pritje të uraganit Ida

Parashikuesit e motit paralajmëruan banorët përgjatë bregut të shtetit të Luizianës që të nxitojnë përgatitjet sot në pritje të uraganit Ida, i cili pritet të sjellë erëra deri në 225 km / orë kur të godasë bregun të dielën. Autoritetet bënë thirrje për evakuime vullnetare dhe të detyrueshme për qytetet dhe komunitetet në të gjithë rajonin.

06:32
Gurët në veshka/ Kurat natyrale dhe si t’i përdorni në shtëpi

Gurët në veshka janë depozitime minerale që formohen në këtë organ. Dehidratimi është një nga faktorët më të mëdhenj kontribues në formimin e gurëve në veshka. Kur trupi është i dehidratuar, lëngjet kalojnë nëpër veshka në mënyrë të ngadaltë. Kësisoj ato rrisin gjasat e akumulimit të përbërësve të mineraleve dhe kripërave në veshka.

06:16
Si ndikon mungesa e gjumit tek emocionet tuaja? Ja çfarë thonë studimet

Të paktën shtatë orë gjumë në natë është baza e shëndetit të mirë thonë ekspertët. Sipas tyre, gjumi përbën gur themelin e të jetuarit shëndetshëm do ditë. Mungesa e gjumit ndikon jo vetëm tek aftësia për t’u përqendruar në punët e përditshme, por edhe tek emocionet tuaja.

05:57
Zbuloni çfarë ndodh në organizëm kur nuk hani bulmet

Debatet për avantazhet dhe disavantazhet e produkteve të bulmetit vazhdojnë prej shumë vitesh. Njerëzit ndahen në tre grupe: ata që janë në favor, ata që mendojnë se nuk duhet tepëruar me to dhe ata që nuk ‘duan t’i shohin me sy.”

05:30
Gjethet e rrushit/ Përdorimet kundër reumatizmës

Gjethet e rrushit janë pjesë e pamohueshme e gatimeve më të shijshme mesdhetare. Ato janë tepër popullore në Shqipëri sidomos për dashamirësit e japrakut ose dollmasë. Por gjethet e rrushit kanë edhe përdorime të tjera mirëbërëse, të cilat do t’i gjeni në këtë artikull.

05:05
Ushqimet më të mira që duhet t’i konsumoni kundër urthit

Ruajtja e ekuilibrave në ushqyerje është shumë e rëndësishme në shmangien e shumë problemeve shëndetësore, përfshirë këtu edhe urthi. Gjithçka që hamë ka tendencën të parandalojë probleme të tilla ose të shkaktojë ato në mënyrë të përsëritur.

03:36
Biden paralajmëron: Një sulm tjetër mund të ndodhë brenda 24-36 orëve të ardhshme

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se një sulm i ri në aeroportin e Kabulit në Afganistan “ka shumë të ngjarë” të ndodhë “brenda 24-36 orëve të ardhshme“.

03:13
Kurz përballet me rizgjedhjen si kreu i konservatorëve

Kancelari austriak Sebastian Kurz po shkon për rizgjedhje si kreu i partisë konservatore të Partisë Popullore Austriake (OeVP) me një rrugë të vështirë migrimi. Në konferencën e partisë federale në Sankt Poelten, Austria e Ulët, Kurz është kandidati i vetëm dhe i padiskutueshëm.

02:44
Francë, shënohen mbi 18 mijë raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 18.249 raste të reja me Covid-19, shifër kjo e cila është niveli më i ulët i rasteve ditore të regjistruara që nga muaji korrik e deri më tani.

02:20
SHBA/ Mbi 13 mijë zjarrfikës të angazhuar për shuarjen e zjarreve në Kaliforni

Më shumë se 13.500 zjarrfikës në shtetin amerikan të Kalifornisë po luftojnë me zjarret që kanë shkatërruar qindra shtëpi dhe kanë detyruar mijëra njerëz të largohen për në vend të sigurta.

01:59
Talebanët kërkesë Uashingtonit për prani diplomatike në Kabul

Talebanët i kanë kërkuar SHBA-së që të mbajë një prani diplomatike në Afganistan pas përfundimit të tërheqjes së saj, e planifikuar më 31 gusht, por Uashingtoni ende nuk ka marrë një vendim, njoftuan zyrtarë amerikanë.

01:43
Shkon mbi 636 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Me 3.124 të vdekur në 24 orët e fundit është rritur në 636.733 numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA.

01:21
Shkon në mbi 4.5 milionë numri i viktimave nga Covid-19 në të gjithë botën

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 4.5 milionë.

00:57
Spektakël për një pikë, Chelsea merr një barazim heroik në “Anfield Road”

Spektakël, gola, penallti dhe karton i kuq. Supersfida e javës në Premier Leaguen angleze, Liverpool-Chelsea pati gjithçka për të të mbajtur të mbërthyer para ekranit gjatë gjithë 90-minutave, ndërsa në fund të dy ekipet u kënaqën me nga një pikë falë barazimit 1-1.

00:46
Tripletë e Lewandowskit, Bayern fiton me goleadë edhe ndaj Herthës

Goleadës në mesjavë në Kupën e Gjermanisë, Bayerni i Mynihut e shoqëron me një tjetër fitore bindëse, këtë herë me shifrat 5-0 ndaj Herthës së Berlinit në “Allianz Stadium”.

00:33
Juventus i çorodiur pa Ronaldon, mposhtet në shtëpi nga Empoli

Përfundoi ndeshja mes Juventusit dhe Empolit, e vlefshme për javën e dytë në Serie A.

00:14
Carvajal i jep tre pikët dhe kreun Realit, Sevilla ndalet ndaj Elches

Ka mjaftuar një gol i Dani Carvajal në pjesën e dytë, që Reali i Madridit të dilte me tre pikë nga transferta andaluziane ndaj Betisit dhe tani e sheh veten në krye, në kuotën e 7 pikëve.

E shtunë, 28 Gusht 2021
23:58
U mposhtën 3-0 nga Teuta, flet trajneri i Vllaznisë Brdariç

Thomas Brdariç nuk e mbajti premtimin për të sjellë trofeun e Superkupës në Shkodër, ndërsa në intervistën e dhënë pas ndeshjes pranoi se ndeshja u vendos nga gabimet e të tijve dhe bëri apel që skuadra të mësojë të reagojë.

23:52
Martini pas fitores: Lojtarët më japin garanci për trofe

Në harkun e një viti kalendari, Teuta ngre trofeun e katërt, dy prej të cilëve Superkupa, një Kupë Shqipërie dhe një titull kampion, ndërsa meritë ka padyshim trajneri Edi Martini, që i ka sjellë klubit durrsak gjysmën e trofeve që ka fituar në të gjithë historinë.

23:40
Situatë kritike nga zjarret në Selenicë, flakët i afrohen puseve të naftës

Një vatër e madhe zjarri në fshatin Gërnec të bashkisë së Selenicës rrezikon puset e naftës në zonën e Gorishtit.

23:25
Vllaznia ‘nuk di’ të shënojë, Superkupa shkon sërish në Durrës

Entuziazmi i Vllaznisë nuk mjafton, pasi Superkupa e Shqipërisë shkon te Teuta për të dytin vit radhazi, me durrsakët triumfuan me rezultatin e pastër 3-0 dhe konfirmuan se janë skuadra më në formë në Superiore, pasi kanë fituar katër trofe në dy sezonet e fundit.

23:03
Parakaloi me shpejtësi, u përplas me murin dhe u rrotullua në ajër/ Pamjet e aksidentit tragjik që i morën jetën 38-vjeçarit

Paulin Gjomarku është 38-vjeçari që humbi jetën nga aksidenti në aksin e vjetër Lezhë-Milot për shkak të shpejtësisë së madhe në zonë të banuar dhe parakalimit të gabuar.

22:39
Ledri Vula publikon fotot me vajzën dhe jep mesazhin: Fëmijët do mbajnë mend kohën që kalove me ta

Reperi i njohur Ledri Vula, është një nga emrat më të kërkuar të muzikës hip-hop në Shqipëri.

22:23
Paralajmërimi i Biden: Mund të ketë një sulm terrorist në 24-36 orët e ardhshme në aeroportin e Kabulit

Presidenti i Amerikës, Joe Biden ka paralajmëruar se një sulm tjetër terrorist mund të ndodhë në aeroportin e Kabulit në 24-36 orët e ardhshme.

22:03
Talebanët pranë shpalljes së qeverisë së re

Talebanët thanë të shtunën se do të shpallnin një qeveri të re për Afganistanin javën e ardhshme dhe prisnin që turbullirat ekonomike dhe rënia e mprehtë e monedhës që pasuan marrjen e kontrollit të qytetit prej tyre dy javë më parë, të stabilizoheshin së shpejti.

21:47
Opozita maqedonase dhe shqiptare arrijnë koalicion parazgjedhor

Opozita maqedonase dhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ka arritur koalicion parazgjedhor për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

21:36
Aksident në Lungomare/ Makina nxjerr motorin jashtë rruge, drejtuesi dërgohet me urgjencë në spital

Këtë të shtunë është shënuar një aksident në Lungomare, ku  janë përfshirë dy mjete. Një makinë ka goditur një motor, duke e nxjerrë jashtë rruge.

21:30
“Më 3 shtator do të jem në Itali”/ Rama flet për përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim: BE ka humbur busullën kur bëhet fjalë për zgjerimin!

Më 3 shtator, kryeministri Edi Rama do të jetë në Itali pasi shënohet 30 vjetori i zbarkimit të 20,000 shqiptarëve në anijen e Vlorës në Bari.

21:28
Ndriçimi rrugor shfaros popullsinë e insekteve në Britani – studimi (fotot)

Dritat e ndriçimit ‘ekologjik’ rezultojnë po aq të këqija se ato me sodium, dhe ndikojnë njëlloj në rënien e numrave të insekteve, thotë një studim i ri në Britani.

21:21
Teuta tjetër trofe/ “Djemtë e detit” fitojnë edhe Superkupën

Teuta duket se ia ka marrë dorën trofeve. Skuadra kampione e vendit fitoi Superkupën e Shqipërisë duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri futbollistik.

21:15
Si po ia del me ata që janë kundër vaksinës? Rama: Ka teori të ndryshme qesharake, por jemi aktivë me fushatën

Kryeministri Edi Rama, në intervistën që dha për median italiane foli për menaxhimin e situatës së Covid-19 në vendin tonë dhe për procesin e vaksinimit.

20:51
Strehimi i afganëve, Rama flet për median italiane: Gjëja më e natyrshme! Ai që nuk i hap derën tjetrit është i mallkuar përgjithmonë…

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “HuffingtonPost.it” ku ka folur për strehimin e afganëve në Shqipëri duke e cilësuar si gjënë më të natyrshme që mund të merrte, përballë këtyre njerëzve që kërkonin ndihmë e që gjendeshin përballë vdekjes.

20:49
Tmerr nga Argjentina/ 15 vjeçari masakron shoqen e klasës kur i tha se e kishte lënë shtatzënë (fotot)

15 vjeçarja Lucia Fernandez u godit brutalisht me gur e më pas me thikë nga i dashuri i saj i paemëruar 15-vjeçar, të cilin e kishte shok klase, pasi i tha se ishte shtatzënë me beben e tij.

20:25
Shifrat alarmante nga prania e variantit “Delta” / Kosova, vendi me vdekshmërinë më të lartë në botë: 85 viktima javën e fundit

Prania e variantit “Delta” ka rritur ndjeshëm numrin e rasteve të reja dhe viktimave në të gjithë botën, por vendi më i prekur është Kosova.

20:21
Fundoset transportuesja në Egje pas përplasjes me ishujt grekë, shpëtohet ekuipazhi

Një anije transportuese me flamur të Togos është fundosur sot pasdite pasi ka goditur një ishull të vogël grek në detin Egje. Roja bregdetare greke tha se të gjithë 16 anëtarët e ekuipazhit në bord janë shpëtuar.

20:16
Pochettino: Mbappe është grumbulluar, nesër luan krah Messit e Neymarit

Ndërkohë që të gjithë presin transferimin e Kylian Mbappe te Reali i Madridit, duket se Paris Saint Germain vijon të këmbëngulë për të mbajtur qoftë edhe një sezon yllin francez në “Parkun e Princave”, ose në rastin më të keq, ta shesë vetëm me shifra të kënaqshme.

19:58
Aksident në Tiranë/ Makina përplas këmbësoren 14-vjeçare

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Tom Plezha” në Tiranë.

19:56
Emigranti që u bë këngëtar në Greqi/ Enea Mera, 22 vjeçari nga Gjirokastra shkëlqeu në “The Voice”

Enea Mera, i njohur në Greqi si Maqi Mera është nga zërat e rinj më të kërkuar në tregun muzikor grek.

19:55
Tezgjahisti 82 vjeçar/ I vetmi burrë në Shqipëri që end sixhade dhe veshje popullore

Aziz Tafa nga Darezeza e Re në Fier, është ndoshta i vetmi burrë në Shqipëri që ka punuar në tezgjah.

19:54
Homazhe për Kujtim Alia/ “Muzika dhe Shkodra humbi mjeshtrin e madh”

Festivalit mbarëkombëtar të fëmijëve do t’i mungojë dirigjenti dhe drejtuesi plot pasion, fëmijëve miku i tyre më i mirë ndërsa Shkodrës i humbi një “Mjeshtër i madh”, pedagog dhe muzikant profesionist.

19:36
Ekskluzive/ “Shqipëria emigrimi im i dytë”, flet ish zyrtari i qeverisë afgane

Mes kontingjentit të dytë të 154 shtetasve afganë që mbërritën mëngjesin e kësaj të shtune në Shqipëri, është edhe një ish zyrtar i qeverisë Afgane.

19:34
18 të vdekur në Kosovë/ Zbulohen 1.891 të infektuar të rinj. Humb jetën dhe një 20-vjeçare

Kosova po regjistron shifra alarmante të viktimave nga Covid.

19:34
Afganët janë të mirëpritur/ Të gjithëve ju kujtohet koha kur ishin si afganët

Ardhja e afganëve në Shqipëri pas rrezikut nga talibanët ka ndezur debate në politikën shqiptare.

19:26
KLSH: Shkarkoni drejtorin e burgjeve/ Kërkesa pas zbulimit të abuzimeve me tenderat e burgjeve

Gazeta Shqip ka zbuluar një raport auditi të Kontrollit të Lartë të Shtetit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve sipas të cilit ka shkelje të rënda në fushën e prokurimeve dhe menaxhimit financiar në administrimin e burgjeve.

19:15
Kalaja po rrëshqet dhe rrezikon banesat. Kërkohet ndërhyrje në Lezhë

Rëshqitjet e herë pas hershme kanë vënë në rrezik banorët, shtëpitë e të cilëve ndodhen poshtë Kalasë së Lezhës.

19:11
Certifikatë vaksinimi për punonjësit e institucioneve publike/ Vitia: Do të përfshihen edhe shumë sfera tjera të jetës ekonomike dhe sociale

Pas datës 13 shtator, punonjësit e institucioneve publike dhe ndërmarrjeve publike në Kosovë, duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit apo testet përkatëse në mënyrë që t’iu lejohet hyrja në ambientet e punës.

19:00
“Ju lutem vaksinohuni!” Gazeta prestigjioze zviceriane hapet me artikullin në gjuhën shqipe (Foto)

Prestigjiozja zvicerane “Blick” e ka hapur gazetën me një titull në gjuhën shqipe, ku i bëjnë thirrje të gjithëve që të vaksinohen.

18:54
Dënohet taksisti i rremë që mori peng 25-vjeçaren për ta përdhunuar në Londër (fotot)

Është dënuar nga nje gjykatë britanike një burrë që hiqej si taksist për të marrë peng vajza të t’i sulmonte seksualisht.

18:42
FOTO/ Nuk merrte dot pjesë në funeralin e tezes, fermeri mbledh delet në formën e zemrës

Një fermer australian nuk mund të  shkonte në funeralin e tezes së tij për shkak të masave kufizuese, ndaj vendosi të shprehte ngushëllimet në një tjetër mënyrë.

18:29
Droni vrau përgjegjësit e sulmeve/ Një i tretë u plagos, njofton Pentagoni

Një zyrtar i lartë i Pentagonit tha se sulmi amerikan me dron ndaj degës së ISIS në Afganistan  vrau dy operativë të lartë të shtetit islamik për të cilët ushtria beson se ishin përgjegjës për  ngjarjet në aeroportin e Kabulit të enjten.

18:26
Kosovë/ KQZ certifikon dhjetëra subjekte politike dhe mijëra kandidatë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e certifikimit të kandidatëve dhe subjekteve politike.

18:16
Babai tmerrohet kur bija 3-vjeçare i thotë se vjen ‘nga një jetë tjetër’ (fotot)

Një baba i habitur ka kërkuar ndihmë në rrjetet sociale duke rrëfyer se bija e tij tre-vjeçare i tha se kishte pasur një tjetër familje “në jetën e kaluar” dhe se ishte bashkuar me ta pas vdekjes.

18:13
Greqi/ Dhunuan të moshuarin dhe i vodhën 1340 euro, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke si autorë të dyshuar të një grabitjeje në një banesë në Halkidiki.

17:56
Shtëpia e pabanueshme, askush nuk vë dorë mbi të! 92-vjeçarja nga Durrësi: Do vdes këtu!

Durrës – Një shtëpi ka pësuar dëme të mëdha dhe është cilësuar i nivelit DS4, por askush nuk vë dorë mbi të. Brenda jeton një 92-vjeçare, e cila kërkon të shohë shtëpinë e rregulluar.

17:50
Pamjet nga aksidenti tragjik në Lezhë/ Humbi kontrollin dhe u përplas me murin rrethues të banesës, vdes shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin e vjetër Lezhë- Milot, ku drejtuesi 38-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

17:39
Tërmeti në Haiti/ Venezuela dërgon fluturimin e dytë me 30 ton ndihma humanitare (fotot)

Qeveria e Venezuelës ka dërguar dje fluturimin e dytë me ndihma humanitare dhe furnizime të ndryshme për Haitin, i cili u godit nga tërmeti i rëndë me magnitudë 7.2 më 14 gusht.

17:33
Maqedonia e Veriut vendos rregulla të reja: Nga 1 shtatori, pika kufitare kalohet me certifikatë vaksinimi ose test PCR

Maqedonia e Veriut ka vendosur rregulla të reja për qytetarët që duan të hyjnë në territorin e saj duke kërkuar certifikatën e vaksinimit. Ky vendim hyn në fuqi që prej datës 1 shtator.

17:25
Talibanët ‘bëjnë xhiro’ me helikopterët e kapur amerikanë, mezi ngrihen nga asfalti (video)

Helikopterët amerikane Blackhawk kushtojnë rreth $6 milionë secili dhe janë vetëm një pjesë e vogël e arsenalit të rënë në duart e grupit militant.

17:17
Qeveria e Kosovës miraton masat e reja: Që nesër rikthehet kufizimi i lëvizjes, viti shkollor shtyhet deri më 13 shtator

Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga data 29 gusht (e diel) të hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID, duke rikthyer sërish kufizimin e lëvizjes, shtyrjen e fillimi të vitit të ri shkollor dhe shkurtimin e orarit të punës së gastronomisë.

17:01
Plagosja në Shkodër/ U konfliktua me 72 vjeçarin për një burim uji, e përplasi me makinë dhe e qëlloi me armë gjahu. Arrestohet autori

Një konflikt pronësie për një burim uji në fshatin Shllak në Shkodër shkaktoi plagosjen e 72-vjecarit gjatë ditës së sotme.

16:55
Shkencëtarët zbulojnë ishullin më verior të botës mbi Groenlandë, pas shkrirjes së akujve (fotot)

Shkencëtarët kanë zbuluar një ishull 30 metra të gjerë pranë brigjeve të Groenlandës, për të cilin thotë se është pika më veriore tokësore e botës, i dalë në dritë pas shkrirjes së akujve.

16:46
Bilanci i Covid-19/ MSH: 905 raste të reja dhe 3 humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

Varianti Delta ka përkeqësuar situatën e Covid-19 në vendin tonë duke shënuar një rritje të rasteve të reja. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se kanë rezultuar 905 të infektuar nga 4063 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

16:44
E trishtë/ 20-vjeçarja nga Kosova ndërron jetë nga Covid-19, para disa ditësh humbi edhe babain

Gjatë ditëve të fundit, varianti i ri i Covid-19 ka shtuar ndjeshëm shifrën e rasteve të reja në Kosovë dhe jo vetëm. Ditën e sotme, një prej viktimave ishte një 20-vjeçare nga Gjakova, e infektuar me koronavirus.

16:23
E pësojnë keq dy të rinjtë në Durrës, u kapën në “Playstation” duke…

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi u konstatuan duke organizuar aktivitetin e lotarive të palejuara të basteve sportive nëpërmjet aparateve të tyre celular.

16:17
Të dielën pritet të mbërrijë grupi i parë i afganëve që do të strehohen në Kosovë

Grupi i qytetarëve afganë që do të strehohen përkohësisht në Kosovë pritet të mbërrijë të dielën rreth orës 19:00 në aeroportin e Prishtinës.

16:15
18 viktima dhe 1.981 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Vazhdon numri i lartë i infektimeve dhe vdekjeve me COVID-19 në Kosovë.

16:10
Vjedhje, drogë dhe dhunë/ Arrestohen 9 persona në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Nëntë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale, 3 prej tyre të shpallur në kërkim.

16:08
‘Kultura kaotike e showbiz’/ Pekini gjobit me $46 milionë aktoren milionere kineze, për evazion fiskal (fotot)

Një nga aktoret më të njohura në Kinë është goditur me një gjobë prej 46 milionë dollarësh nga autoritetet e Pekinit, te cilet kanë urdhëruar producentët të mos punësojnë më atë.

15:59
Anita Haradinaj dhe Edi Manushi bëhen bashkë për formatin e ri të “VIP Dado”?

Pas një sezoni të suksesshëm në Kosovë, formati “VIP Dado” është gati për sezonin e ri, që do ta realizojë në Shqipëri.

15:42
Me shpejtësi të lartë e të dehur në timon/ 9 shoferë të arrestuar, 39 patenta të pezulluara në vend

9 drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në vend, pasi janë identifikuar duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

15:33
Danimarka brenda dy javëve heq çdo kufizim të Covid-19: Nuk është më kërcënim për shoqërinë (fotot)

Zyrtarët e shëndetësisë në Danimarkë kanë thënë se deri në 10 shtator vendi do të heqë të gjitha kufizimet e koronavirusit, pasi besojnë se virusi nuk është më “kërcënim kritik për shoqërinë”.

15:24
Biblioteka me emrin “Valter Gjoni”, në nder të aktorit, regjisorit dhe publicistit të njohur

Biblioteka e re në zonën e Laprakës nga sot do të mbajë emrin e aktorit, regjisorit, shkrimtarit dhe publicistit të njohur, Valter Gjoni, i cili u nda nga jeta një vit më parë pasi humbi betejën me virusin Covid 19.