Shpëtoi fëmijën afgan, kush ishte marinsja që u vra në aeroportin e Kabulit! 

29/08/2021 12:50

12 marinsë dhe 1 ushtar amerikane ishin mes viktimave të sulmeve të tmerrshme në aeroportin e Kabulit, ku humbën jetën edhe më shumë se 160 afganë.

Përgjegjësia për ditën më vdekjeprurëse për forcat amerikane në këtë vend që prej 2011, rëndon mbi degën e Shtetit Islamik atje. Nuk janë thjesht numra viktimat e dy shpërthimeve vrastare, kanë emra e kanë një histori.

Maxton Soviak, “shakaxhiu” që e donin të gjithë, ishte krenar që shërbente në marinën amerikane. Hunter Lopez, vetëm 22 vjeç po ecte në hapat e të atit, kapitenit Herman Lopez. Rreshteri 20 vjecar Rylee McCollum ishte i martuar e për tre javë priste të bëhej baba.

Më të përfunduar shërbimin në Afganistan, donte që të bëhej mësues historie. DYLAN MEROLA, 20 vjeç do të vazhdonte universitetin për inxhinjeri kur te kthehej. Pak ditë përpara se të vritej në portat e aeroportit të Kabulit, 23 vjeçarja Nicole Gee kishte marrë në krahët e saj një foshnje afgan, prindërit e të cilit i kërkonin ta shpëtonte atë të paktën.

E prekur, ajo postoi një foto në rrjetet sociale ndërsa shikonte plot dhembshuri fëmijën, e në krah shkruante: “E dua punën time”! DAVID LEE ESPINOZA, 20 vjeç hyri në ushtri me të mbaruar gjimnazin. “Dua të mbroj me vetëmohim kombin tim, thoshte i riu që do të kujtohet nga familjarët e tij si hero.”

Top Channel