Policia e Fierit ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri në makinë. Raportohet se i arrestuari është Artur Muka(Plaku), të cili u gjatë kontrollit në makinë iu sekuestrua një armë zjarri automatik dhe një krehër me 30 fishekë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave që disponojnë armë zjarri pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacioneve të mara në rrugë policore, arrestuan në flagrancë shtetasin Artur Muka(Plaku), 44 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë në lagjen “1 Maji” gjatë kontrollit të automjetit tip “Citroen” në pronësi të shtetasit Artur Muka(Plaku), gjetën të fshehur në kofano një armë zjarri automatik dhe një krëhër me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Top Channel