Përmbytet Lezha, reshjet e shiut shkaktuan probleme në lagjen “Besëlidhja”

29/08/2021 11:58

Reshje të dendura shiu ranë mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Lezhës. U desh vetëm pak minuta që një nga lagjet më të mëdha të qytetit të përmbytet. Bëhet fjalë për lagjen “Besëlidhja”, një lagje, e cila shpesh herë pas reshjeve të dendura gjendet nën pushtetin e ujit.

Edhe pse ka vetëm disa muaj që janë bërë punime në këtë lagje dhe infrastruktura është përmirsuar, kanalet kulluese lenë për të dëshiruar, pasi sistemi i kanalizimit nuk përballon prurje të shumta uji.

Niveli i ujit arriti në disa centrimetra, banorët e zonës e kanë të vështirë të lëvizin, ndërsa hyrja e disa pallateve është bllokuar nga uji. Reshjet e shiut të verës bërë që më vështirësi të lëvizin qytetarët dhe automjetet.

Top Channel