Arrestohet kryebashkiaku i qytetit Lawrence në Massachusetts, dyshohet se përvetësoi 1.5 milionë dollarë nga fondet e ndihmës për COVID-19 15/08 22:55
Ditën e enjte, në datën 2 shtator, ora 10:00 pritet që Partia Socialiste të mbledhë Asamblenë Kombëtare. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të kongreseve, në Tiranë.
Rendi i ditës nuk është bërë ende i ditur, por pritet që kryeministri Edi Rama të bëjë të ditur emrat me të cilët do qeverisë në mandatin e tretë.
Ministrja e parë e konfirmuar në detyrë është Elisa Spiropali, që përfaqëson Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Po ashtu është konfirmuar në detyrën e tij si kreu i grupit parlamentar socialist edhe Taulant Balla.
Top Channel