Festivali “Divani Lunxhot”/ Traditat e zonës dhe folku nga i gjithë Ballkani në edicionin e 7

29/08/2021 12:29

“Divani Lunxhot” një festival i përvitshëm, shumëplanësh  i traditës së zonës së Lunxhërisë dhe folklorit nga i gjithë Ballkani edhe këtë vit ishte eventi më i madh i organizuar jashtë hapësirës urbane. Festivali ngjiti në skenë në edicionin e tij të 7-të, përveç ansamblit “Lunxhëria” edhe 7 grupe të tjera folklorike. 

Ansambli i Livadhjasë morri pjesë në festival me disa kostume më shumë se 100 vjeçare dhe folklor të grumbulluar me shumë punë në të gjithë hapësirën e Vurgut.

“Divani Lunxhot” edhe këtë vit ka sjellë në vëmendje ruajtjen e kostumeve traditcionale dhe përcjelljen e dijenive dhe teknikave të qepjes së tyre.

Dhoksati fshati që mirëpret eventin është mes 100 fshatrave të përzgjedhur si destinacione turistike ndërsa eventi synon që vitet në vijim të përfshijë më shumë destinacione rurale në funksion të aktivitetit dhe akomodimit të pjesëmarrësve.

Top Channel