Sikurse në një pjesë të mirë të territorit reshjet e dendura të shiut kanë shoqëruar edhe qytetin e Lezhës.

Por u desh vetëm pak minuta reshje që një nga lagjet më të mëdha të qytetit të përmbytet.

Bëhet fjalë për lagjen “Besëlidhja” një lagje, e cila shpesh herë pas reshjeve të dendura gjendet nën pushtetin e ujit.

Edhe pse ka vetëm disa muaj që janë bërë punime në këtë lagje dhe infrastruktura është përmirsuar, por kanalet kulluese si duket nuk funksionojnë më së miri në këtë lagje.

Top Channel