Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar 109-vjetorin e themelimit të Policisë së Shtetit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj u shpreh mirënjohjen të gjithë njerëzvee nën uniformë për shërbimin e sakrificën e paçmueshme.
Ish kryeministri Sali Berisha ndodhet në Prokurorinë e Tiranës që të dëshmojë për protestën e thirrur prej tij më 8 janar.
Pak ditë më parë, Bashkia e Tiranës mori vendimin për të kufizuar qarkullimin e mjeteve të rënda dhe betoniereve gjatë orëve ditës, sidomos në orët e mëngjesit, kur fëmijët shkojnë në shkollë. Rezultatet pozitive nuk munguan që në ditët e para, çka uli ndjeshëm trafikun në Tiranë.
Vendi ynë ka raportuar shifra në rritje të infektimeve me Covid gjatë ditëve të fundit, ndikuar dhe nga përhapja e variantit shumë ngjitës “Omicron”, por Komiteti Teknik i Ekspertëve vlerëson se masat aktuale kufizuese janë të mjaftueshme.
Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka theksuar se nuk duhet shpërdoruar besimi i qytetarëve, gjatë ceremonisë së 109 Vjetorit të Policisë së Shtetit.
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshire zonën e Kunes në Shëngjin.
Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar sot mesazhin e Nën Sekretares së Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland.
Këshilli i përhershëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të enjten takohet në Vjenë për të biseduar për tensionet e fundit, pas grumbullimit të trupave ruse në kufi me Ukrainën.
Një rast i rëndë është regjistruar në Britaninë e Madhe, ku një qen kafshoi 23 herë foshnjën vetëm 14 ditëshe.
Boris Johnson po përballet me thirrjet nga konservatorët për të dhënë dorëheqjen si kryeministër pasi pranoi se kishte marrë pjesë në një festë ku u konsumua edhe alkoll, në kohën kur vendi ishte në izolim si pasojë e shpërthimeve të infektimeve nga covid.
Një 55-vjeçar humbi jetën sot në mëngjes pasi banesa në të cilën banonte u përfshi nga flakët.
Qeveria nxori për konsultim publik programin e ri të reformave ekonomike 2022-2024, në të cilin ka planifikuar të orientojë investimet në sektorin e transportit nga rrugët në hekurudha dhe porte.
Nisja e gjykimit të parë në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë dhe dënimi i parë i shqiptuar në Kosovë për përdhunim gjatë kohës së luftës janë dy ngjarjet që i veçon organizata Human Rights Watch në krye të raportit vjetor për të drejtat e njeriut – pjesa për Kosovën.
Të dhënat e një studimi paraprak në Shtetet e Bashkuara tregojnë për një rrezik më të ulët të shtrimit në spitale dhe vdekjes nga varianti Omicron i koronavirusit.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Rusia zhvilluan bisedime në Gjenevë këtë javë mbi sigurinë e Evropës, në tryezën e bisedimeve mungonte Bashkimi Evropian, duke zhgënjyer zyrtarët në bllokut.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të ditës në katin e parë të një pallati në lagjen “Rilindja” në Vlorë.
Ligjvënësit amerikanë të mërkurën i bënë homazhe ish-udhëheqësit të shumicës në Senat, Harry Reid, ndërsa arkivoli i tij është vendosur në kupolën e Kapitolit, ndërtesës së Kongresit amerikan. Harry Reid, një demokrat nga Nevada, vdiq muajin e kaluar në moshën 82-vjeçare nga kanceri i pankreasit.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë një mot të qëndrueshëm dhe pa reshje. Masat polare do të ndjehen më shumë duke bërë që dita e sotme të jetë dita më e ftohtë e javës.
Një 55-vjeçar ka humbur jetën pasi shtëpia në të cilën banonte është përfshirë nga flakët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 6:20, në lagjen “Rilindja” në Vlorë.
Në Shtetet e Bashkuara çmimet e mallrave të konsumit u rritën 7% në muajin dhjetor krahasuar me një vit më parë, duke shënuar shkallën më të lartë të inflacionit në 40 vjet, sipas një raporti qeveritar të publikuar të mërkurën nga Departamenti i Punës.
Temperaturat e ftohta të dimrit janë shkaktare të rritjes së rrezikshme të tensionit të gjakut tek të moshuarit. Një studim francez ka zbuluar se tensioni i gjakut pëson luhatje të ndjeshme sipas stinëve. Në dimër, tensioni i gjakut tek të moshuarit rritet me 33.4 përqind ndërsa në verë me 23.8 përqind.
Shkaktarët e dhimbjeve të barkut janë të ndryshëm. Kurat e trajtimit janë tërësisht në varësi të shkakut. Disa dhimbje mund të largohen duke eliminuar ushqimet pikante, disa me medikamente, ndërkohë që disa të tjera kërkojnë një kujdes të menjëhershëm mjekësor.
Pas një dite të gjatë me këpucët veshur me siguri gjithçka që doni të bëni është t’i largoni ato nga këmbët tuaja. Kjo për shkak të ndjesisë së çlirimit që përfitoni kur jeni këmbë zbathur.
Varianti Omicron, i cili po përhapet me një shpejtësi që bota nuk e ka parë që nga fillimi i pandemisë, mbetet një virus i rrezikshëm edhe nëse shkakton simptoma më të lehta, paralajmëroi sot sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Gebrejesus.
Kreu i ri i Bundesbank Joachim Nagel paralajmëroi se inflacioni i lartë mund të zgjasë më shumë sesa pritej aktualisht, duke i thënë Bankës Qendrore Evropiane se ajo duhet të jetë e gatshme të rregullojë politikën monetare.
Tetë vende, përfshirë Iranin, Sudanin dhe Venezuelën, kanë humbur të drejtën e votës në OKB për shkak të borxhit të tepërt ndaj organizatës, tha sot sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres.
Danimarka do të ofrojë dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit për qytetarët e rrezikuar, pasi po përballet me një numër rekord të personave të infektuar me llojin omicron, tha sot ministri i Shëndetësisë Magnus Hojnike.
Sipas të dhënave zyrtare, 77.722 raste të reja të infektimit me koronavirus janë konfirmuar në Turqi në 24 orët e fundit, që është bilanci më i madh ditor i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i epidemisë.
Në Francë në 24 orët e fundit janë infektuar me koronavirus 361.719 persona, ndërsa kanë vdekur 249 pacientë, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.
Ka shkuar mbi 842 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA. Sipas universitetit John Hopkins me 2 mijë e 822 viktimat gjatë 24 orëve të fundit, numri total i viktimave shkoi në 842 mijë e 322.
Dy kanadezë hapën sot sezonin e banjës së akullt në liqenin e Ontario, ku temperatura e mëngjesit arrinte në -20°C.
Kjo mund të cilësohet si një nga periudhat më të vështira të kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson. Ai po përballet me sulmet e vazhdueshme nga lideri i opozitës laburiste, Keir Starmer, ndaj asaj që tani marrë konturet e një skandali të vërtetë.
Jurgen Klopp ka besimin se Mohamed Salah do të rinovojë kontratën me Liverpool. Ylli egjiptian është futur në 18-muajt e fundit të kontratës me The Reds, megjithatë tekniku gjerman ka një ndjesi pozitive se sulmuesi do të qëndrojë në Anfield.
Real Madridi ka arritur ta fitoj takimin gjysmëfinal në Superkupën e Spanjës ndaj Barcelonës 3-2.
Interi ka triumfuar përballë Juventusit 2-1 për Superkupën e Italisë duke fituar me një realizim të vonshëm pas vazhdimeve.
Superkupa e Italisë fitohet nga Interi. Skuadra zikaltër mposhti me rezultatin 2-1 rivalët e përjetshëm të Juventusit. Por sfida ishte më e vështirë për kampionët në fuqi sesa parashikohej.
Real Madrid tregon muskujt dhe përballë Barcelonës, duke marrë biletën e parë për në finalen e Superkupës së Spanjës, por duke u munduar jo pak, për shkak se iu deshën 120 minuta lojë për të marrë fitoren.
Le të ndalemi në disa raste konkrete që nxjerrin zbuluar një fenomen masiv. Nëna e një ish drejtoreshe të rëndësishme në Ministrinë e Shëndetësisë rezulton e punësuar në një kompani që mbikqyrte vajza e saj. Kompania e paguan nënën e ish drejtoreshës 29 milionë lekë në muaj.
Publikimi i listës së pagave është një skandal i madh që cënoi hapur të drejtat e njeriut duke bërë publike të dhëna private sensitive. Por, nga ana tjetër nxorri zbuluar me fakte disa plagë të shoqërisë shqiptare. Lista vërtetoi punësimet nepotike dhe punësimet elektorale.
Referuar analizave nga ekspertët e teknologjisë së informacionit, dokumentet e pagave të muajit janar dhe Prill 2021 janë përpunuar nga llogaria e shtetases Mimoza Seraj, ish punonjëse e drejtorisë së tatimeve. Në fakt, rezulton se zonja Seraj është larguar nga detyra që në vitin 2019. Top Story ëhstë përpjekur të kontaktojë me Serajn e cila ka dhënë një mesazh të shkurtër përmes telefonit.
Në 23 Dhjetor, ditën që u shëprnda publikisht materiali i targave, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e SPAK për sekuestrimin e serverave dhe pajisjeve të portalit lapsi.al dhe dy editorëve Armand Shkullaku dhe Andi Bushati. Ata nuk pranuan të dorëzojnë materialin, duke arguentuar se rrezikohej burimi i tyre. Bushati ishte një prej personave që mori dokumentin përmes aplikacionit WhatsApp. Ai ka dëshmuar se burimi e ka informuar që të dhënat janë marrë nga E-Albania.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është autoriteti rregullator, koordinues dhe përgjegjës për të dhënat shtetërore. E gjithë siguria teknike e institucioneve shtetërore, infrastruktura, ngritja e rrjeteve dhe kujdesi është i qendërzuar tek Agjencia e cila në vetvete është nën varësinë e Këshillit të Ministrave. Nëse platformat kompjuterike thyhen apo ka ndërhyrje, është ky institucion i cili duhet të mbajë përgjegjësinë.
Skandali i ka fillesat në datë 11 Prill 2021, në kulmin e fushatës elektorale. Atëherë u shpërnda masivisht një dokument i emërtuar “Data-Tirana” ku ndodheshin të dhënat për 910061 qytetarë.
Nga kontrolli në databazën publike, Ikonomi rezulton drejtor i kompanisë “Credit 2 All”. Nga verifikimi në QKB subjekti është në pronësi të oligarkut rus Oleg Boyko, një personi me pasuri mbi 1.3 miliardë dollar. Në një raport të senatit amerikan ai konsiderohet person me lidhje shqetësuese me qeverinë ruse, strukturat e inteligjencës ruse si dhe krimin e organizuar.
Mbrëmjen e sotme në ekranin e Top Channel ka nisur sezoni i dytë i emisionit “Goca dhe Gra” në moderimin e Armina Mevlanit, Fatma Haxhialiut, Dalina Buzit dhe Rita Petros.
Më 21 Dhjetor 2021, nisi të përhapej me shpejtësi përmes aplikacionit ËhatsApp një dokument Exel me emrin “Rrogat Janar 2021”.
Emanuela ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” ku foli për herë të parë për historinë e tradhtisë dhe për rrugëtimin e Ilirit në Big Brother VIP.
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 842.322, prej të cilëve 2.822 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
Emanuela, gruaja e Ilirit ka folur në “Goca dhe Gra” për rrugëtimin e partnerit të saj në Big Brother VIP.
Gjatë qëndrimit në Big Brother VIP, Ilir Shaqiri rrëfeu për tradhtinë dhe mënyrën si ai dhe bashkëshortja shpëtuan martesën. Për këtë u komentua shumë gjatë dhe nga banorët, por edhe nga publiku.
Ka startuar këtë të mërkurë sezoni i ri i emisioni ‘Goca dhe Gra’, programi që bën bashkë Armina Mevlanin, Fatma Haxhialiun, Dalina Buzin dhe Rita Petron.
Reali i Madridit gjen në epërsinë në El Clasicon që po zhvillohet aktualisht në Riyad të Arabisë Saudite, falë Vinicius Jr njeriut të momentit që shfrytëzoi asistin e Benzema për të mposhtur Ter Stegen dhe zhbllokuar shifrat në gjysmëfinalen e parë të Superkupës së Spanjës.
Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Sergej Sekuloviq, ka përgëzuar autoritetet kompetente për një aksion të suksesshëm më 12 janar, ku u kapën qindra kilogramë kokainë.
Në shtëpi ka nisur një tjetër lojë. Banorët duhet të ndahen në dy grupe, anëtarët e së cilëve do të kenë në dispozicion disa gogla. Brenda 10 minutave, njëri grup duhet të fshehë sa më mirë goglat e tyre, ndërsa grupi tjetër do duhet të kërkojë t’i gjejë.
Një dentist nga Pennsylvania në SHBA akuzohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme rreth $5 milionë pasi kishte vrarë bashkëshorten e tij gjatë një udhëtimi gjuetie në Afrikë.
Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, tha se trupat e Organizatës të Traktatit për Siguri Kolektive (CSTO) – organizatë që udhëhiqet nga Rusia – do të nisin të largohen nga vendi më 13 janar.
Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar tha se dhuna nuk është mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike, teksa dënoi dhunën e fundjavës së kaluar në selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Armina Mevlani, e cila i është bashkuar emisionit “Goca dhe Gra” si moderatore, ka treguar arsyen përse reagoi për protestën e thirrur nga Sali Berisha për të shkarkuar Lulzim Bashën.
Tempulli kryesor i masonerisë në Zanesville të shtetit amerikan Ohio, që qëndronte aty prej 120 vjetësh u shkatërrua tërësisht nga një zjarr i papritur më 6 janar, megjithë historinë dhe misteret që mbaheshin në pesë katet e tij, prej krijimit në 1902.
Fondi Monetar Ndërkombëtar tha të mërkurën se e nxitur nga shkalla e përmirësuar e vaksinimit, rivendosja e lirisë së lëvizjes, veprimet politike dhe mbështetja e jashtëzakonshme nga diaspora, ekonomia e Kosovës po ripërtërihet nga recesioni i saj më i thellë në një dekadë.
Spektakli duket se la disa gjëra pa sqaruar mes Egzonës dhe Beatrix.
Në shtëpi ka nisur një tjetër lojë.
Mbrëmjen e kaluar, Beatrix dhe Donald kanë diskutuar për disa orë me radhë për romancën e tyre sa në disa çaste dukej sikur po i jepnin fund.
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal që ndodh në zyrat e shtetit, ku një përmbaruese shtetërore, i mori ryshfet një qytetari 300 mijë lekë të vjetra me qëllim që t’i “fshinte” një gjobë të marrë në vitin 2008.
Sot në mbrëmje në “San Siro” do të luhet Superkupa e Italisë mes Interit dhe Juventusit për trofeun e parë të sezonit 2021/2022. Dy skuadrat vijnë në këtë përballje pas fitoreve në kampionat në fundjavë, me bardhezinjtë që ditën të përmbysnin disavantazhin me Romën nga 1-3 në 4-3.
Reperi Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga burgu. Ai ishte së bashku me 33 personat e tjerë që u shoqëruan në polici për protestën e dhunshme në selinë e Partisë Demokratike.
Për të shmangur përplasjen mes 34 të arrestuarve të protestës së 8 janarit, Gjykata që më pas i liroi që të gjithë, urdhëroi që të dyja grupet të silleshin të veçuara.
Debati mes Eltonit dhe Ilirit duket se vijon ende ndërsa ky i fundit zgjodhi ta çojë në nominim së bashku me veten dhe Arbrin. Njëri prej të treve do të lërë shtëpinë e Big Brother mbrëmjen e së premtes.
Finale e çmendur në një ndeshje të Kupës së Afrikës.
Liderët e opozitës në Britani kërkonin sot dorëheqjen e kryeministrit Boris Johnson në një seri replikash në parlament, pas skandalit të festave në kopshtin e kryeministrisë, kur qeveria pretendonte “alarm maksimal” per infektimet me koronavirus.
NATO ka refuzuar në mënyrë kategorike kërkesën e Moskës që kërkonte “garanci ligjore” për të frenuar zgjerimin e Aleancës me anëtarë të rinj.
Në fshatin Plezhe, të bashkisë se Vau Dejesit, mësuesi i dale në pension Ndoc Shaben ka krijuar vete një muze të rralle.
Prillin e viti të kaluar gjimnazi Sami Frashëri u shemb për të nisur rindërtimin me kapacitete të shtuara.
Pas takimit të Samiut me Fjorin, kjo e fundit është përplasur keq me Anën në studio.
Për të kapur ritmin e mësimit për shkak të mangësive gjatë dy viteve shkollore ku mësimi u zhvillua me orë të shkurtuara apo online, nxënësit pasi mbarojnë shkollën i shoqërojnë në qendra edukimi për programe mbështetëse.
Transmetueshmëria e lartë e variantit “Omicron” ka sjellë rritje të të infektuarve në një kohë shumë të shkurtër.
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua për gjithë gabimet dhe shtrembërimet që i bëhen gjuhës shqipe.
Sjellja e Samiut me Fjorin është komentuar gjatë. Ai është shprehur se një takim në një klub nate me Fjorin nuk i ka pëlqyer dhe s’donte të ishte në takim me të.
Kisha Katolike në Romë të martën e ka konsideruar fyese dhe të papranueshme një ceremoni mortore jashtë një kishe në kryeqytetin italian ku sipër arkivolit ishte hedhur një flamur nazist.
Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit ka vepruar me vendosmëri edhe këtë fillimviti ndaj kujtdo që ndot apo zapton hapësirat e përbashkëta.
Takimi i Fjorit dhe Samiut duket se nuk ka shkuar siç duhet.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se disa nga kryetarët e degëve të Partisë Demokratike i kanë kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha që të dalë në terren dhe të takojë demokratët.
Pas njoftimit që bëri një ditë më parë për tërheqjen nga jeta politike në Shqipëri, anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Evi Kokalari ka reaguar me një tjetër postim.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit në lidhje me situatën epidemiologjike të Covid në vendin tonë.
Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënoi dhunën e fundjavës së kaluar në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe tha se ajo nuk mun të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike.
Disa mijëra protestues që kundërshtojnë kufizimet dhe vaksinimet e detyruara të Covid-19 në Bullgari u përleshën sot (e mërkurë, 12 janar 2022) me policinë që mbronte parlamentin e vendit në kryeqytetin Sofje.
Shtetet e Bashkuara vendosën sot sanksione ndaj gjashtë shtetasve të Koresë Veriore dhe një rus për të cilët ata pretendojnë se janë përgjegjës për prokurimin e mallrave për programet e armëve të Phenianit zyrtar.
Ish kryeministri Sali Berisha është thirrur në Prokurinë e Tiranës për t’u marrë në pyetje për protestën e thirrur prej tij më 8 janar. Ish lideri demokrat do të merret në pyetje ditën e nesërme së bashku me Flamur Nokën.
Një vajzë e re që prej obezitetit rrezikonte funksionimin e mitrës, tregon se fundmi sesi humbi më shumë se 40 kg kur doktorët i thanë se nuk do të lindte fëmijë nëse nuk binte në peshë.
Nisur nga deklaratat e pavërteta të Partisë Demokratike, mbi të ashtuquajturën “fshehje të vdekjeve nga Covid-19”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton qytetarët se janë raportuar përpikmërisht të gjitha rastet e fataliteteve të raportuara nga spitalet Covid, përgjatë gjithë periudhës së pandemisë.
Gazetarja dhe moderatorja Rudina Xhunga ka folur për protestën e 8 janarit duke thënë se Sali Berisha solli një shkundje pasi kishte shkretëtirë politike në vend, por bëri gabim me masën.
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar këtë pasdite në vendin e quajtur “Ura 6-metroshe”, në Kukës.
Një video e publikuar nga Partia Demokratike të mërkurën pasdite sjell edhe njëherë në kujtesë protestën e 8 janarit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha me qëllim nxjerrjen jashtë godinës Lulzim Bashën, së bashku me drejtuesit e tjerë të partisë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka hedhur poshtë krahasimet midis ndërhyrjes së kësaj Aleance në Kosovë më 1999 dhe situatës aktuale në Ukrainë.
Gazetarja Rudina Xhunga ka folur për protestën e 8 janarit në selinë e PD duke thënë se ndërhyrja e policisë shmangu gjakderdhjen mes demokratëve.
Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Grash të Lezhës, ndërsa mësohet se flakët kanë nisur në katin e tretë të banesës duke u përhapur më tej.
Ka nisur mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD.
Duke reaguar ndaj dhënies së titullit tw “kalorësisw” nga mbretëresha britanike Elizabeth II për ish-kryeministrin Tony Blair, irakianët mendojnë se Blair duhet të gjykohet për shkak të përgjegjësisë së tij në pushtimin e Irakut.