“Turbofolku nacionalist në Beograd dhe ai në Prishtinë u lëshuan me urrejtje ndaj meje”, Rama reagon pas deklaratës së djeshme: Është fakt që Serbia e humbi Kosovën Të shqetësuar për sigurinë e jetës dhe të ardhmen e fëmijëve, banorë të Porto Romanos kanë protestuar pas incidentit që ndodhi të shtunën në fabrikën e gazit në Durrës.
”O ne, o fabrika.” Me këtë moto nisi në Porto Romano të Durrësit protesta e banorëve që jetojnë pranë fabrikës ku një ditë më parë ra zjarr.
Banorët e lagjes pranë fabrikës që kur u ndërtua deklaroi se do të merrej me prodhim, ambalazhimin e shampove, protestuan për rrezikun e lartë që sjell vendndodhja e saj në të gjithë komunitetin dhe jo vetëm.
Fëmijë, burra dhe gra kanë kërkuar nga shteti, autoritetet ligjzbatuese të ndërhyjnë për zhvendosjen e fabrikës pasi nuk mund të jetojnë në të njëjtën zonë me të.
Banorët patën lajmëruar se protestës do t’i bashkoheshin edhe mjaft banorë që punojnë në këtë fabrikë, po pasigurisë për jetën i është shtuar dhe pasiguria ekonomike për humbjen e vendit të punës dhe ata nuk janë përfshirë në të.
Top Channel