Dy persona të tjerë kanë rënë në prangat e policisë,duke e çuar në 22 numrin në total të të ndaluarve.

Faza e nëntë e operacionit policor të koduar “Restart”, startuar shtatë muaj më parë është finalizuar me arrestimin e L. H., 41 vjeç, banues në Elbasan dhe Z. S., 65 vjeç, banues në fshatin Miras të Devollit.

Ata teentuan të trafikonin drejt Greqisë 42 kilogramë kanabis.

535.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate janë sekuestruar në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me shërbimet e Frontex-it, kanë konstatuar dy shtetasit e mësipërm në afërsi të fshatit Dobranj, Devoll dhe ju kanë bërë me shenjë të ndalonin. Këta shtetas, porsa kanë parë shërbimet e Policisë në drejtim të tyre, kanë tentuar të largohen me vrap dhe kanë hedhur në tokë tre çanta të zeza.

Forcat e Policisë Kufitare dhe ato të Frontex-it, janë vënë në ndjekje dhe bënë të mundur kapjen e ndalimin e tyre. Gjatë kontrollit të ushtruar në brendësi të çantave të tyre, u gjet një sasi prej 42 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Top Channel