Festivali kulturor “Sllovenia në Durrës 2022”, 650 këngëtarë dhe valltarë sllovenë

19/06/2022 14:31

Festivali kulturor “Sllovenia në Durrës 2022” ka ofruar një atmosferë të bukur festive mbrëmjen e kaluar në sheshin “Liria” të qytetit bregdetar që këto ditë po pret vizitor dhe pushues të shumtë.

”Është festivali i parë që organizohet në Durrës dhe në të marrin pjesë 650 këngëtarë dhe valltarë nga Sllovenia. Ata përfaqësojnë kulturën, muzikën dhe traditat sllovene në qytetin tonë.”

Qytetarë durrsakë dhe pushues të shumtë vendas dhe të huaj kanë ndjekur me interes dhe janë argëtuar me shfaqjen në shesh të artistëve sllovenë, të cilët gjithashtu janë entuziazmuar nga mikpritja dhe qyteti i Durrësit ku premtojnë se do të kthehen.

”Është hera jonë e parë në Durrës dhe është një qytet i bukur. Po e shijojmë shumë.”

”Publiku në Durrës dhe qyteti janë kaq të veçantë. Njerëzit na mirëpresin dhe janë shumë e gëzuar që jemi këtu. Padyshim që ndonëse kjo është hera e parë këtu nuk do të jetë hera e fundit.”

Pas shfaqjeve në shesh, të dielën festivali do të zhvendoset tek kisha katolike “Shën Luçia” në Durrës për të ofruar një tjetër atmosferë artistike.

Top Channel