Gjuetari i drejtësisë! Avokati që kallëzoi 20 prokurorë e gjyqtarë refuzohet për Llallën

19/06/2022 19:59

Gjykata Kushtetuese deligjitimoi një avokat, i cili pasi kallëzoi 20 prokurore dhe gjyqtare të shkarkuar nga vettingu, kur disa nga këto çështje u pushuan ai ngriti padi edhe në gjykata duke ndjekur hap pas hapi vazhdimësinë e gjykimit.

Nisur nga kazusi i Adriatik Llallës ish prokuror i përgjithshëm i shpallur faktor për fshehje të pasurisë , por që ju pushua hetimi për pastrim parash avokati shkoi në kushtetuese duke kërkuar hetimin e ish zyrtarit edhe për këtë akuzë. por gjykata deklaroi se avokatit nuk i janë cënuar interesat personale dhe se nuk legjitimohet

duke e konsideruar si një subjekt të kushtëzuar që mund ti drejtohet gjykatës kushtetuese vetëm për interesa personale, gjykata vlerëson se padia e avokatit Fran Dashi nuk duhet kaluar në seancë plenare. thënë ndryshe këmbëngulja e avokatit Dashi i cili insiston se Adriatik Lalla duhej hetuar edhe për pastrim parash nuk u mor parasysh duke lënë në fuqi vendimmarrjen e Gjykatës së Posaçme, e cila në shkurt 2022 la në fuqi pushimin e akuzës ndaj ish kryeprokrorit për këtë akuzë ,  por e dënoi për një vepër tjetër. Ky vendim i kushtetueses në fakt i thotë avokatit se ai mund të përpiqet  dhe të godasë vendimmarrjet e gjykatave deri në gjykatën e lartë, por jo përtej saj

Megjithatë SPAK ka nën shqyrtim çështje të tjera gjyqtarësh dhe prokurorësh të denoncuar nga avokati, ashtu si edhe gjykata e posaçme nga ana e saj.

Top Channel