Tritol biznesit të 58-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet një konflikt i mëparshëm

19/06/2022 07:30

Një 58-vjeçari i është vënë tritol në biznesin e tij në Durrës rreth orës tre të mëngjesit dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Shkak dyshohet një konfikt i mëparshëm mes biznesmenit Sh.A dhe D.K.

31-vjeçari ka bashkëpunuar me persona të tjerë për vendosjen e tritolit në fasadën e dyqanit.

Durrēs/Informacion paraprak

Rreth orës 03.10, në lagjen 17/1 rruga “Shenjtoret”, në fasadën e dyqanit të shtetasit Sh.A, 58 vjeç, dyshohet se shtetasi D.K, 31 vjec, banues në Burrel, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konfikti të mëparshëm mes shtetasit Sh.A dhe D.K.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për dokumentimin ligjor të autorësisë së kësaj ngjarjeje.

Top Channel