“Më ka bërë presion te lavazhi! S’e di çfarë konflikti ka me djalin”, dëshmia e 58-vjeçarit që iu vu tritol në biznes

19/06/2022 09:20

58-vjeçarit Shaban Aga iu vu tritol gjatë orës 3 të mëngjesit të së dielës në biznesin e tij.

Ai ndodhej vetëm në shtëpi në çastin e shpërthimit, po shprehet se prej kohësh ndodhet nën presion dhe nuk jeton i qetë në shtëpinë e vet. Sipas policisë vendore, autor i dyshuar i ngjarjes është një 31-vjeçar nga Burreli me të cilin familja Aga ka një konflikt të mëparshëm.

”Unë nuk e di çfarë konflikti ka ky njeri me djalin. Më ka ardh para 6 muajsh dhe më ka bërë presion te lavazhi. I thashë ik. Të tjerat t’i zbardhë policia.”

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin, kur rreth orës 03:11, një makinë hedh nga xhami lëndën plasëse.

Pak sekonda më vonë lënda shpërthen duke hedhur në erë hyrjen e dyqanit dhe shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Aga ka një djalë në Angli dhe duket se një konflikt i tij atje është transferuar në Durrës ku banojnë prindërit e tij.

Sipas pronarit të objektit ku shpërtheu eksplozivi, në polici janë bërë nga ana e tij 5 kallëzime dhe ai pret që  të vendoset drejtësi e të jetojë i qetë në shtëpinë e tij, pasi nuk i ka borxh askujt personalisht.

Top Channel