Veliaj u uron shërim të shpejtë dy turistëve të aksidentuar, falënderon ekipin e emergjencave për ndihmën

18/06/2022 23:00

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ka uruar shërim të shpejtë dy turistëve të cilët u aksidentuan pasditen e sotme në kanionet e Erzenit.

Veliaj falënderon dhe ekipin e emergjencave për shpëtimin dhe ndihmën e parë.

“Shërim të shpejtë dy të aksidentuarve në kanionet e Erzenit, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën!

Mirënjohje emergjencave civile të Bashkisë Tiranë për shpëtimin dhe ndihmën e parë, dhe shumë faleminderit Ogerta Manastirliu & Haki Çako për helikopterin e evakuimit”, shkruan Veliaj.

Top Channel