Vijon bojkoti edhe javën e ardhshme/ Avokatët e Lezhës dhe Shkodrës s’do të jenë pjesë e seancave gjyqësore

19/06/2022 15:21

Avokatet e Lezhës dhe Shkodrës edhe javën e ardhshme nuk do të marrin pjesë në seancat gjyqësore.

Këtë e ka bërë të ditur një avokatët e Lezhës, Ndre Molla.

“Dhomat e Avokatëve Lezhë dhe Shkodër, kanë shpallur grevë dhe asnjë avokat nuk do të marri pjesë në seancat gjyqësore në datat 20, 21, 22, 23 dhe 24 Qershor në të dyja shkallët e gjykimit.

Klientët dhe opinioni publik i këtyre zonave duhet të na mirkuptoje dhe të na mbështesin, sepse vetëm një rezistencë sot do garantonte shërbim ndaj tyre në vazhdim.

Ne po sakrifikojmë kundër mbylljes së Gjykatave Tropojë, Pukë, Kurbin, Krujë; kundër mbylljes së Gjykatës Administrative të shkallës parë Shkodër ( e vetmja në zonën e Veriut); kundër mbylljes së Gjykatës së Apelit Shkodër (e vetmja gjykatë apeli në Veri); kundër mbylljes së Gjykatës Kurbin, Tropojë, Pukë.

Kjo çmenduri e qeverisë për largimin e çdo shërbimi jetik nga këto zona është politikë diskriminuese dhe shpopulluese që duhet të zgjoj vëmendjen e gjithkujt, pavarësisht bindjeve politike. Të na mbështetni me protesta mbarë popullore në mënyrë që të pengojmë këtë marrëzi në dëm të komuniteteve tona.   Sot, nesër do jetë vonë!”, sipas tyre.

Top Channel