Shëndetësia  falas mund te ekzistoje si koncept neper letra, por vetëm kaq. Përveç radhëve te gjata ne pritje për te kryer një ndërhyrje kirugjikale, qytetarët thonë se paguajnë sa nuk ua përballojnë xhepat.

Kjo zonjë pensioniste nga Kavaja pret të shoqin, i cili po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në prostatë, por deri në caktmin e datës së operacionit ka pritur 3 muaj, për shkak të fluksit të madh të ndërhyrjeve që kryhen në qendrën  spitalore univeristare .

Po për tre muaj kane bërë të gjitha analizat që u janë kërkuar nga mjeku, privatisht .

Kostoja e analizave u ka kushtuar më shumë se sa dyfishi  i dy pensioneve qe marrin bashke burrë  e grua ne një muaj dhe as e vete nuk e di  si do t’i shlyejnë pasi i kane marre borxh

Dhe kur i pyet nëse kane paguar për shërbim shëndetësor, qytetarët përgjigjen me ironi

“Po falas moj ,shëndetësia falas, e gjithë bota e di, është falas e ka thënë kryeministri”

 

Top Channel