Pallati i Buckinghamit konfirmon vizitën e Mbretit Charles në SHBA pas të shtënave të ditës së djeshme: Gjithçka do vijojë sipas planit
Dy aktorë kanë humbur jetën dhe gjashtë anëtarë të tjerë të setit janë plagosur pas një aksidenti me makinë në Meksikë teksa po shkonin të zhvillonin xhirimet e serialit të Netflix, The Chosen One .
Sipas Deadline , një furgon që transportonte disa nga aktorët dhe anëtarët e setit e The Chosen One u përplas dhe u rrokullis në një rrugë të shkretë në gadishullin Baja California Sur.
Dy anëtarë të kastit mbetën të vdekur në vend, ndërsa gjashtë anëtarë të tjerë të setit ndihmues u plagosën. sipas HuffPost , viktimat janë aktorët meksikanë Raymundo Garduño Cruz dhe Juan Francisco González Aguilar.
Sezoni i ri i serialit Chosen One është i ndryshëm nga projekti i mëparshëm me të njëjtin emër në platformë, një program portugez që tregon se si disa mjekë zbulojnë një kult në një fshat të largët.
Sezoni i ri tregon historinë e një djali 12-vjeçar i cili zbulon se ai është Jezu Krishti i rimishëruar. Është një përshtatje e serisë së librave komik të vitit 2004 American Jesus , krijuar nga Mark Millar dhe Peter Gross.
Top Channel