Mesfushori serb nuk shkon vetëm në Romë, “zjarri” që i ndez pasionin

18/06/2022 20:53

Aleksandra Pavic është e famshme për faktin se është gruaja e “yllit” serb të futbollit, Nemanja Matic, që vetëm pak ditë më parë është zyrtarizuar si futbollist i Romës në Serinë A.

Ajo është një femër mahnitëse, sa e bukur dhe e zgjuar. Aleksandra është shumë e kujdesshme për shëndetin dhe e kuron në detaje trupin e saj. Duke qenë gruaja e një futbollisti të njohur, ka fituar popullaritet. Ndjekësit e saj në rrjetet sociale janë të shumtë.

Nemanja e ka asur mbështetje të madhe partneren e tij në çdo hap të karrierës. Nuk do t’i mungojë as te Roma. Në këtë rast, tifozët verdhkuq janë dyfish me fat: Nemanja pritet të vërë rregull në mesfushë, Aleksandra do të tërheqë vëmendjen me bukurinë e saj në tribunat e “Olimpicos”.

Top Channel