Bien nga lartësia dy turistë në “Syrin e Ciklopit”, njëri prej tyre i moshuar/ Transportohen me helikopter tek Trauma

18/06/2022 21:10

2 turistë kanë rënë nga lartësia këtë pasdite në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit” gjatë eksplorimit të natyrës.

Turistët D. K., 50 vjeçe dhe K. K., 80 vjeç janë rrëzuar rreth orës 16:30, në zonën e quajtur “Syri i Ciklopit”, në një zonë me terren shumë të vështirë.

Dy të lënduarit janë nxjerrë nga vendi ku u rrëzuan nga shërbimet e policisë dhe ato të emergjencave, ku kanë marrë edhe ndihmën e parë.

Nga vendi ku kishin rënë, deri te ambulanca, dy turistët janë transportuar me helikopter për në Spitalin e Traumës.

Aktualisht ende nuk dihet gjendja e tyre.

Top Channel