Mbyllen mobilieritë! U rritën lëndët drusore, të mobilosh kushton më shtrenjtë

19/06/2022 19:49

Mobilimi i një apartamenti brenda një harku kohur prej 12 muajsh afërsisht kushton dy herë më shtrenjtë.

Një kuzhinë që po punohet këtu para një viti kushtonte  një milion e gjysmë ndërsa sot dy milion e dyqind, dy milion e pesëqind.  Kjo mdf  ka qenë 70-80 mijë lekë  të vjetra dhe sot është 150 mijë lekë të vjetra. Kjo syprina ka kushtuar 80-90 të vjetra dhe sot 100-110 mijë lekë të vjetra.”- tha Mariglen Bilali.

Rritja e cmimit të lëndëve të para drusore nuk ka sjellë asnjë problem për mobilierin, Mariglen Bilali. Ai thotë që kërkesat e shumta të klietëve për të mobiluar shtëpitë, zyrat apo dhe bizneset kanë sjellë në treg mungesën e lëndëve të para që vijnë nga importi.

“Ka pësuar rritje të lëndës së parë, por si çdo e keqe ka edhe një të mirë pasi ka pas fluks  pune. Kemi pas momente ku nuk e kemi përballuar punën  pasi vijnë të gjithë në të njëjtën kohë për të porositur.”- tha mobilieri Mariglen Bilali.

Por jo të gjithë mobilierët kanë pas fatin e  Maringlinit. Sipas të dhënave nga INSTAT numri i ndërmarrjeve në këtë sektor është përgjysmuar. Nga 889 biznese të prodhimit të mobilieve që kishte në vitin 2020, një vit më pas numri i tyre arrit në 402 ndërrmarrje.

“Sigurisht që ka pas falimente dhe kanë qenë bizneset e vogla nëpër lagje pasi nuk kanë përballuar rritjen e çmimeve. Po mbijetojnë te fuqishmit.”- tha Mariglen Bilali, Mobilier

Mbyllja e mobilierive të vogla, ndikoi negativisht në statistikat e numrit të bizneseve në Shqipëri, por nga ana tjetër importet e lëndëve drusore në vitin u rriten 2021 në krahasim me importet të një viti më parë u rritën me 32.8% më shumë.

Top Channel