Tregu i rrobave të përdorura në Fier është përfshirë nga flakët kqtë të diel per shkak të një shkëndije elektrike.

Ka vetëm dëme materiale, ndërsa zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e flakëve.

“Më datë 19.06.2022, rreth orës 14:35, në një dyqan në vendin e quajtur “Tregu i rrobave të përdorura”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr. Nuk ka dëme në njerëz. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të  zjarrfikëses, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit”, sipas policisë.

Top Channel