Gruaja ruse vdiq pasi u rrëzua në shtëpi, 20 macet e saj ushqehen me kufomën

19/06/2022 21:09

Një grua është ngrënë nga 20 macet e saj, pasi u rrëzua në shtëpinë e saj dhe ndërroi jetë. U deshën dy javë që kufoma të zbulohej nga policia.

Policia përshkruan situatën tmerruese, ku thotë se kur arritën në vendngjarje pasi u lajmëruan nga fqinjët, gjetën vetëm disa mbetje të kufomës pasi ishte ngrënë pjesërisht nga macet, të cilat e kishin rrethuar të uritura.

E ndjera ishte një rritëse macesh që mbante në shtëpinë e saj 20 macet gjigante me origjinë Maine Coon. Ajo u gjet në shtëpinë e saj në Bataysk, rajoni Rostov, Rusi.

“Macet mbetën vetëm për dy javë, nuk kishte ushqim, kështu që nuk kishin gjë tjetër për të ngrënë. Është e kuptueshme apo jo? Ata hëngrën atë që kishte.” tha një ekspert i shpëtimit të kafshëve që kujdesej për disa nga macet e mbijetuara.

Dhe disa nga macet më të shëndetshme tani janë kthyer te pronarët e rinj për vetëm 29 £ secila.

Burimi: NY Post

Top Channel