Rreth botës për 8 vjet, udhëtari me një mision ndalon edhe në Shkodër

19/06/2022 20:28

Prej 8 vitesh po vazhdon rrugëtimin e tij në këmbë neper botë. Thair Abud, është një shtetas irakieno – gjerman, i cili deri me sot ka përshkuar 39500 km duke ecur, dhe gjithë këtë e bën për një qëllim të veçantë.

“Gjithçka nisi nga gjendja shume e rende e motrës sime me kancer në gji e cila ishte e  fiksuar se do vdiste. Unë I thash se nuk është semundja qe të vret por mendimet tua negative prandaj vendosa të bej diçka ndryshe për ti tërhequr vëmendjen. U nisa në këmbë fillimisht drejt Spanjës. Nuk e kisha bërë kurrë këtë gjë. Ajo me telefononte e shqetësuar për te me pyetur se ku jam ndërsa unë I tregoja se çfarë bëra ditën e parë, te dytën e pastaj me radhe. Në fillim nuk i bëi përshtypje por pastaj ajo mezi priste të flisnim dhe ti tregoja se si është bota, takimet me njerëzit dhe historitë. Ajo filloi të ndryshonte. Nuk mendonte me për sëmundjen pavarësisht dhimbjeve por për mua dhe rrëfimet e mia. Madje, gjatë kimioterapisë ajo bleu një hartë dhe me ndiqte mua se ku shkoja. Pasi mbërrita në Spanjë i bëra një lutje zotit, nëse më shëron motrën unë do të udhëtoj në këmbë deri në Meke.” – tha turisti Thair Abud

Sot, e motra është shëruar nga kanceri por inxhinieri i ndërtimit, ka lënë punën e tij në zyrat e Dubait për të ecur serish në këmbë.

“Pasi shkova në Meke dhe plotësova detyrimin tim dhe falenderimin ndaj zotit qe me shpetoi motren tani jam nisur drejt  Afrikes se Jugut në këmbë,  me një mision tjetër, për të mbledhur sa me shume donacione për fëmijët e sëmure më kancer. Çdo vit, arrij të siguroj mbi 20 mije euro. Kështu kam kuptuar se sa e bukur është bota. Kjo me ka ndryshuar jetën.” tha turisti Thair Abud

Për Thair, kjo është hera e dytë qe kthehet në Shkodër.

“Ka një shpirt, e dua këtë qytet por nuk e di pse. Nuk është qytet i ndërtuar mire, nuk ka luks por ka një shpirt pozitiv me dhuron gjithcka. Nuk me ka ndodhur në asnjë prej 25 shteteve që kam udhëtuar prandaj rrugëtimin drejt Afrikes, vendosa ta bej përmes Shkodrës.  Liqeni është magjik.” tha turisti Thair Abud

 

 

Top Channel