E martë, 08 Shkurt 2022
10:58
Goditi pasuritë e kriminelëve shqiptarë, Gjykata Kushtetuese shqyrton OFL-në

Operacioni Forca e Ligjit është shqyrtuar sot në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa trupa është tërhequr për vendim.

10:54
Investigimi i “VOA-s” mbi shëndetësinë e Shqipërisë: Mungesë transparence me prokurimet dhe tenderët për Pandeminë Covid-19

Organizata Together for Life publikoi në Tiranë një raport, sipas të cilit prokurimet emergjente në përballimin e pandemisë nuk ishin transparente.

10:35
Lojëra fati në lokal/ Arrestohet pronari, nën hetim 10 klientë

Pronari i një lokali në Elbasan është arrestuar pasi kishte vendosur lokalin në dispozicion për lojëra fati.

10:21
Dëborë dhe erë e fortë Dibër/ Shumë njësi administrative pa energji elektrike

Në gjithë territorin e bashkisë Dibër, ka pasur reshje dëbore për gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit.

10:10
Basha në EPP për Ukrainën: PD mbështet përpjekjet e SHBA dhe BE për zgjidhje diplomatike

Kosova, rajoni dhe situata e tensionuar mes Ukrainës dhe Rusisë, ishin pjesë e diskutimit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, ne Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane.

09:34
E rëndë në Fier, 50-vjeçarja gjendet nga bashkëshorti e vdekur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mëngjes qytetin e Fierit, ku një grua 50-vjeçare është gjetur nga bashkëshorti në banesë e vdekur.

09:30
Fati i Presidentit në dorën e ‘Kushtetueses’/ Meta publikon përgjigjet e 72 pyetjeve 

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjigjur me shkrim 72 pyetjeve të Gjykatës Kushtetuese.

09:28
Rënie gurësh dhe inertesh në Kukës, disa fshatra pa energji elektrike

Qarku i Kukësit prej së hënës në mbrëmje është përfshirë nga moti i keq me reshje dëborë e erë të fortë, ndërsa edhe temperaturat janë ulur ndjeshëm.

09:13
Emrat/ Tre të dënuarit ‘nuk zënë mend’, kapen në Qerret me drogë në makinë

Tre persona që po transportonin drogë me makinë janë arrestuar në Durrës në kuadër të operaionit “Qerreti”.

09:05
Elbasani përfshihet nga reshje shiu dhe dëbore, në cilat akse duhet të qarkullohet me zinxhirë

Qarku Elbasan që  prej mbrëmjes së një dite më parë është përfshirë nga reshje shiu e dëbore.

08:58
Vazhdojnë bisedimet për ringjallje të marrëveshjes bërthamore

Bisedimet për ringjallje të marrëveshjes bërthamore në mes të Iranit dhe fuqive botërore, do të rinisin më 8 shkurt në Vjenë, në kohën e paralajmërimeve nga Teherani se heqja e sanksioneve amerikane përbën “linjë të kuqe” për të zbatuar paktin sërish.

08:55
SHBA ofron 10 milionë dollarë për informacion rreth liderit të IS-K

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar 10 milionë dollarë si shpërblim për ata që kanë informacione që ndihmojnë në identifikimin e liderit të degës së grupit, Shtetit Islamik në Afganistan (IS-K).

08:37
Aksident në Maqedoninë e Veriut, përfshihen dy ministrat e qeverisë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Ilindenska” në Maqedoninë e Veriut, ku janë përfshirë tre makina, mes tyre edhe ajo e ministrit të Financave, Fatmir Besimi.

08:26
Scholz në Uashington: SHBA-Gjermani “aleatët më të afërt”

Për herë të parë që nga marrja e detyrës kancelari gjerman Scholz u takua në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Joe Biden. Scholz tha se SHBA-ja dhe Gjermania janë “aleatët më të afërt”.

08:23
Riparim i rrjetit elektrik, disa zona në Tiranë pa drita për disa orë

Disa zona në Tiranë këtë të martë do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike.

08:10
Plan i ri për paqe midis Izraelit dhe palestinezëve

Ish-negociatorët e paqes, izraelitë dhe palestinezë, kanë hartuar një propozim të ri për një konfederatë me dy shtete, që ata shpresojnë se do të ofrojë një zgjidhje për përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme.

08:03
SHBA/ Rritje e dezinformatave në platformat e mediave sociale

Përhapja e teorive të konspiracionit dhe informacioneve të rreme ose mashtruese, në internet dhe në platformat e mediave sociale, po i mban Shtetet e Bashkuara në një gjendje më të lartë gatishmërie, kur bëhet fjalë për sulme të mundshme terroriste.

07:51
Largohen reshjet por temperaturat mbeten të ulëta, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me diell.

07:18
Biden: “Nuk do të ketë më Nord Stream 2” nëse Rusia pushton Ukrainën

Presidenti Joe Biden tha të hënën “nuk do të ketë më Nord Stream 2”, një gazjellës i rëndësishëm rus që do të lidhte Rusinë me Evropën, nëse Rusia pushton më tej Ukrainën me “tanke ose trupa”.

06:32
Sëmundja e plakjes së trurit, arsyet përse prek më shumë gratë

Quhet ndryshe sëmundja e harresës dhe mund të shfaqet papritur tek kushdo. Alzaimeri, shkakton probleme të memories për shkak se një pjesë e trurit plaket. Duke mos pasur kështu mundësi të kryejë më shumë funksione normale që nga të menduarit kthjellët deri tek proçeset e përditshmërisë.

06:16
Çaji me xhenxhefil dhe mjaltë, 5 përfitimet shëndetësore të tij

Rezulton se kombinimi i xhenxhefilit me mjaltë ka veti shëruese për trupin tonë. Ky është gjithashtu edhe kombinimi më efikas që mund të bëni me xhenxherfilin. Përmbjatja e lartë e antioksidantëve që gjenden tek këto dy përbërës ka një ndikim pozitiv në trupin e njeriut.

05:50
​Australia hap kufijtë për turistët e vaksinuar

Australia njoftoi se do të hap kufijtë e saj për turistët e huaj të vaksinuar, pas gati dy vjetësh mbylljeje.

05:15
3 shenja të horoskopit do të jenë me fat – 14 shkurti do të jetë magjik për ta

Shkurti është një muaj dashurie, emocionesh të buta dhe atmosfera romantike. Shkëndijat pasionante dhe sensuale na presin më 14 shkurt, ditën e të dashuruarve.

03:46
Shkon mbi 902 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA

Ka shkuar mbi 902 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins me 373 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit, numri total i viktimave në SHBA shkoi në 902 mijë e 639.

03:13
OBSH: Koronavirusi ndërpreu ofrimin e kujdesit shëndetësor në 92% të vendeve

Çrregullime në ofrimin e shërbimeve bazë shëndetësore, si vaksinimi ose programet e trajtimit për sëmundje të tilla si SIDA, u raportuan në 92 për qind të 129 vendeve, sipas një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të publikuar sot.

02:42
Pentagoni: Rusia po shton forcat përgjatë kufirit me Ukrainën

Pentagoni njoftoi sot se Rusia vazhdoi të shtojë forca ushtarake përgjatë kufirit me Ukrainën gjatë fundjavës.

02:20
Macron: Ditët e ardhshme vendimtare mbi krizën në Ukrainë!

Ditët në vijim do të jenë vendimtare sa i përket Ukrainës, tha presidenti francez Emmanuel Macron pas takimit të parë midis një udhëheqësi perëndimor dhe Vladimir Putin në Moskë që kur Kremlini filloi të grumbullonte trupa pranë fqinjit të tij.

01:59
Osmani takon Kurtin, Konjufcën e Gërvallën, diskutojnë mbi fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë të ditur se gjatë ditës ka pasur një takim javor koordinues për politikën e jashtme.

01:40
Facebook e Instagram mbyllen në Europë/ Shkak mund të bëhet përplasja BE-SHBA për të dhënat personale të evropianëve

Facebook dhe Instagram mund të mbyllen në Europë. Kjo është idea më e fundit e pronarit të rrjeteve sociale Mark Zukenberg.

01:21
Merren në pyetje huliganët/ Nga dëshmitë del që 19 vjeçari u vra një i ri grek, jo nga shqiptari

Nën thirrjet “vrasës bastard” janë çuar tek prokurori për të deponuar mesditën e së hënës 8 të arrestuarit e djeshëm në lidhje me vrasjen e 19 vjeçarit grek Alkis Kampanos dhe dëshmitë e tyre të para duket se kanë ndryshuar disa prej të dhënave kyçe në këtë çështje që ka tronditur opinionin grek dhe atë shqiptar, pasi në radhët e huliganëve te arrestuar, ndodhen 3 persona me origjinë shqiptare.

00:56
Aguero flet për problemet me zemrën: Kur më mbyllën në dhomë e kuptova se ishte serioze

Sergio Aguero u detyrua të braktiste futbollin në moshën 33-vjeçare pas problemeve në zemër, të cilat nuk e lejuan edhe të shijonte deri në fund eksperiencën e tij me Barcelonën. Megjithatë, për ish-sulmuesin, shëndeti kishte përparësi dhe tashmë ka nisur një jetë të re, edhe pse nuk mund të qëndroj larg aktiviteteve sportive. Së fundmi, Aguero ka treguar për ditët e para kur u shtrua në spital dhe për momentin kur e kuptoi se bëhej fjalë për diçka serioze.

00:44
Xavi: Barcelonë perfekte për një orë, tifozët ta mbështesin Dembele

Barcelona zhvilloi një ndeshje të madhe përballë Atletico Madrid. Katalanasit e Xavit thyen 4-2 kampionët në fuqi të Spanjës, dhe tani renditen në vend të katërt me 38 pikë, dy më shumë se skuadra e Diego Simeones.

00:33
Spanja dhe Portugalia, kandidatura e përbashkët europiane për Botërorin 2030

Po afrohet momenti i zgjedhjes së vendit organizator të Kupës së Botës 2030. Aleksander Ceferin, president i UEFA-s, u kërkoi 55 federatave anëtare që të ketë vetëm një kandidaturë europiane.

00:20
Kupa e Italisë/ Çerekfinalet ofrojnë sfida të zjarrta, me fat Juvja

Nga data 12 deri më 20 janar u zhvilluan të gjitha ndeshjet e fazës së 1/8-ave të Kupës së Italisë, ku nuk pati ndonjë surprizë të madhe, përveç eliminimit të Napolit nga Fiorentina.

E hënë, 07 Shkurt 2022
23:58
Prishi kontratën pas ndeshjes me Juven, Kalinic rikthehet aty ku nisi gjithçka

Nicola Kalinic është bashkuar ditën e sotme, 7 janar, me ekipin e Hajduk Split. Kjo lëvizje e sulmuesit vjen vetëm një ditë pas disfatës së ish-skuadrës së tij, Veronas, me rezultatin 2-0 ndaj Interit në takimin e raundit të 24 të Seria A, takim pas së cilit ekipi i Veronës qëndron në vend të 9 me 33 pikë.

23:35
Athletic Bilbao mposht me përmbysje Espanyolin

Ka nisur furishëm pjesa e parë e ndeshjes mes Ath Bilbao dhe Espanyol, në takimin e vlefshëm për raundin e 23-të të La Liga, e cila u fitua me përmbysje me rezultatin 2-1 nga vendasit.

22:45
Rikthehet dëbora në Korçë, qyteti i serenatave ‘vesh’ mantelin e bardhë

Reshjet e dendura të dëborës janë rikthyer në qytetin e Korçës, ndërsa kanë nisur edhe në Pogradec.

22:44
Në Maqedoninë e Veriut rritet paga minimale

Sindikata dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë arritur të hënën në mbrëmje marrëveshjen për rritjen e pagës minimale nga 15,000 (250 euro) në 18,000 denarë (300 euro).

22:40
Hila në ‘Open’: Gafën më të madhe Meta e ka bërë me ambasadoren amerikane

Analisti Dritan Hila ka quajtur gafë më të rëndë se sa gjuha e përdorur nga ana e Presidentit Ilir Meta, prishjen e marrëdhënieve diplomatike.

22:37
“Jemi në terr, sa herë bie shi ikin dritat”, qyetari nga Lezha denoncon në Ti Raporton

Një qytetar nga Lezha ka denoncuar në “Ti Raporton” në Top Channel se sa herë ka shira në zonë nuk ka energji elektrike.

22:31
Adriatik Lapaj: Ja çfarë ndodh në momentin që shkarkohet Presidenti

Adriatik Lapaj ka treguar se çfarë do ndodhë në momentin që shkarkohet Presidenti dhe si procedohet më pas.

22:27
Debati/ Hila: Meta nxit dhunë me gjuhën e tij, Zekthi: E ka bërë dhe Rama!

Fjalët e Presidentit Ilir Meta kanë futur në debat analistët sot në studion e ‘Open’ në Top Channel.

22:27
Zekthi në Open: Rama e çoi në ekzil në Presidencë Metën që të shkatërronte LSI-në

Sipas Fitim Zekthit, Rama e çoi në ekzil në Presidencë Metën që të shkatërronte LSI-në.

22:23
Open/ Andi Bushati kujton fjalët Ramës: Kur e zgjodhi Metën President i tha….

Analisti Andi Bushati tha në Open se është e vështirë të bëhet drejtësi në Shqipëri.

22:22
Avokati Adriatik Lapaj në ‘Open’: Gjyqi ndaj Metës është proces politik!

Adriatik Lapaj e quajti proces politik gjyqin për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

22:14
Fitim Zekthi në ‘Open’: Meta nuk ka shkelur rëndë Kushtetutën, s’mund të shkarkohej nga ai lloj parlamenti

Fitim Zekthi, i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Open’ nuk e ka konsideruar gjuhën e Presidentit Ilir Meta në nivelin që të shkarkohet.

21:51
Top Channel raportime live nga Ukraina

Ukraina vijon të jenë në fokusin e diplomacisë dhe medias botërore për vetë sensibilitetin e një pushtimi të mundshëm nga Rusia.

21:51
Shqyen hekurat dhe u arratisën nga burgu grek, policia ‘kap mat’ tre prej tyre

Forcat e policisë greke kanë lokalizuar dhe arrestuar tre nga pesë të arrestuarit prej qendrës së paraburgimit në Hania të Kretës.

21:40
4-vjeçari sjell në shtëpi këlyshin e drerit me të cilin u miqësua në pyll (fotot)

Një djalë katër-vjeçar ka surprizuar nënë e tij duke sjellë në shtëpi një dre të vogël gjatë pushimeve në një zonë pyjore.

21:38
Dëborë dhe rënia e gurëve, Policia e Kukësit apelon shoferët për shumë kujdes

Për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dëborës, si dhe për shkak të rënies së gurëve si pasojë e motit të keq, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës ka rritur prezencën e shërbimeve policore në akset rrugore urbane e rurale, për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve.

21:34
Maqedoni e Veriut, 690 raste të reja dhe 18 viktima nga COVID-19

Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 690 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 18 viktima.

21:21
62 të shtëna topi në Londër për 70-vjetorin në fron të mbretëreshës 95-vjeçare (fotot)

Londra jehonte sot nga të shtënat e topave për të shënuar 70- vjet në fron të mbretëreshës Elizabeth, e para monarke qe arrin ketë rekord.

21:04
“Tensionet gjeopolitike ndikojnë në tregun tashmë të ngushtë evropian të gazit natyror”

Sipas agjencisë globale të vlerësimit ‘Fitch Ratings’, rritja e tensioneve gjeopolitike në muajt e fundit ka kontribuar në tregun tashmë të ngushtë evropian të gazit natyror dhe ka nxitur kërkime për furnizime shtesë.

20:54
“Ka një mace në bark që vetëm i han”/ Donaldi dhe Beniada për Ilirin (Video)

Big Brother Vip është një ndër programet më të ndjekura. Këtu nuk mund të lemë pa përmendur dyshen Donald- Ilir.

20:53
Manchester United vendos të shesë lojtarin “e harruar”

Manchester United është i vendosur të shesë më në fund një lojtar të harruar, me pastrimin e klubit të Premier League nga emrat e padëshiruar nga trajneri Ralf Rangnick.

20:41
Nxënësi 18-vjeçar i del në mbrojtje mësueses së fizkulturës me të cilën fjeti në hotel pas festës (fotot)

Një ish-nxënës i shkollës së mesme që kreu marrëdhënie intme me mësuesen e tij të fizkulturës kur ishte 18 vjeç, pasi kishin pirë verë, rum e birra në mbrëmjen e maturës, thotë tashmë se i vjen keq që asaj po i hiqet liçenca e mësimdhënies.

20:35
Rapid test/ Laboratorët përgjigje fiktive pa kryer analizat, farmacitë shesin nën dorë rapid testet

Shtrëngimi i masave për kalimet në kufi nga shumë shtete, rriti dhe abuzimet për përgjigje tamponësh negative për të kaluar kufijtë.

20:27
Serbia kërkon që zgjedhjet e saj të mbahen edhe në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se pret që përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, me autoritetin që kanë, t’i mundësojnë popullit serb në Kosovë të votojë në zgjedhjet e Serbisë, të cilat do të mbahen në muajin prill.

20:25
“Të mprehin sfurqet, lopatat, sopatat”, Meta shpjegon deklaratën e fortë gjatë fushatës

Presidenti Ilir Meta në një deklaratë për mediat pasi Gjykata Kushtetuese mbylli seancën, për të dalë me një vendim pro ose kundër shkarkimit të tiji brenda 30 ditëve përmendi një pjesë të pyetjeve të bëra në Kushtetuese gjatë seancave gjyqësore të mbajtura.

20:15
Irani me masa të reja në luftën kundër COVID-19

Bordi Kombëtar i Iranit për luftën kundër koronavirusit (COVID-19) njoftoi se janë marrë masa të reja për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 në ditët e fundit.

20:06
Kosova lehtësoi masat anti-Covid, por mban ende në fuqi kufizimin lëvizjes pas orës 23:00

Që nga e shtuna në Kosovë ka lehtësim të masave për mbrojtje nga COVID-19.

20:01
“E rëndë dhe kriminale”/ Meta: Nesër dorëzojmë padi! Kuvendi çoi në Kushtetuese dokumente false!

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat pas daljes së përfaqësuesit të tij ligjor, Bledar Dervishaj tha se nesër do të dorëzojë padi, pasi Kuvendi çoi në Kushtetuese dokumente false.

19:56
Rinisin reshjet e borës në Bulqizë, vendi mbulohet nga bardhësia

Ulja e temperaturave gjatë kësaj të hëne është shoqëruar me reshje dëbore.

19:53
Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë 350 trupa në Poloni mes tensioneve në rritje me Rusinë

Qeveria britanike ka njoftuar vendosjen e 350 trupa shtesë në Poloni për të forcuar mbrojtjen lindore të NATO-s në mes të tensioneve në rritje me Rusinë.

19:42
Infektimet ranë, “hiqni kufizimet”/ Epidemiologët: Kufizimi i lëvizjes pas orës 23 duhet shfuqizuar

Infektimi me Covid është në rënie të dukshme edhe në Shqipëri.

19:39
Përgjimet që fundosën Tushen/ Ish-kryebashkiaku kërkon që Gjykata e Lartë t’i shpallë të pavlefshme

Teksa SPAK ka përfunduar hetimet dhe e ka dorëzuar si të akuzuar në Gjykatën e Posaçme, ish kryetari i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe i është drejtuar me një kërkesë të befasishme Gjykatës së Lartë, përmes të cilës synon shpalljen si të pavlefshme të disa përgjimeve që u bënë shkak për vendosjen e tij nën hetim.

19:32
Këshillimi Kombëtar/ Rama sqaron mosbesuesit: Dhënia e opinioneve nuk kushton asgjë. T’ia lëmë kohës sa seriozisht e kemi!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur të gjithë kritikëve në lidhje me Këshillimin Kombëtar nëse do të merret apo jo parasysh mendimi i tyre.

19:26
Vëllai i Einxhel tregon arsyen se përse s’e ka takuar ende “kunatin” (Video)

Vëllai i Einxhel ishte sot në Shqipëria Live ku foli për marrëdhënien e tij me Dagzin dhe nëse e kishte takuar atë.

19:22
“Shpresoj të gjejë nuse para se të piqen shalqinjtë në Lushnjë”, batuta e Fjorit, si reagoi Mevlani

Një batutë e Fjorit ndaj Mevlanit ka shkaktuar të qeshura në studion e Për’puthen.

19:19
Marrëveshje universitare/ Rama dhe ministrja Kushi takojnë rektorët e Romës dhe Lacios

Zgjerohet bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e studimeve universitare.

19:14
Ftesë në 5/ Puthja e Ilirit dhe Arjolës, reagimi live i Sabianit: Edhe unë do puthja …

Sot në “Ftesë në 5” ishte i ftuar Sabiani, i cili foli për këngën e tij të re dhe marrëdhënien e ngushtë shoqërore me Ilir Shaqirin.

18:59
Shtëpia e Bardhë: Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në çdo moment

Mes tensioneve të vazhdueshme me Rusinë, administrata Biden po paralajmëron se më shumë se 100 mijë trupat ruse përgjatë kufirit të Ukrainës mund të fillojnë një pushtim në çdo moment.

18:57
“Video nudo në rrjete sociale…”, Fjori acarohet keq me Melikun (Fotot)

Puntata e kësaj të hëne në Për’puthen nisi shumë vrullshëm.

18:50
Policia: Masakra e familjes erdhi prej frikës së përdorimit të magjisë së zezë (fotot)

Policia në Kamboxhia tha se ka arrestuar gjashtë burra për masakrën e pesë anëtarëve të një familjeje, për të cilët ata dyshonin se “po përdornin magjinë për të vrarë njerëz të tjerë” në fshatin e tyre.

18:43
Disa nga të famshmit që kanë një binjak për të cilin ju nuk e dinit (Foto)

Ka binjakë të famshëm që ju i njihni mirë sepse ata kanë ndërtuar markën e tyre së bashku në çdo hap të rrugës, por ka edhe nga ata yje që kanë një vëlla apo motër binjake të cilit ju me siguri nuk i njihni!

18:40
Kreu i ILD-së, Metani: Ndihmesa e Rumanisë me eksperiencën e saj mbi reformën në drejtësi do ishte e vyer për Shqipërinë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani nisi një vizitë pune në Bukuresht, me ftesë të z. Lucian Netejoru, shefi i Inspektoriatit Gjyqësor të Rumanisë, në kuadër të bashkëpunimit të nisur nëntorin e kaluar me Rrjetin Europian të Shërbimeve të Drejtësisë.

18:27
Armela Murati, pilotja e parë grua në Shqipëri, Rama: Do futet në histori! (FOTO)

Armela Murati është pilotja e parë femër në Shqipëri.

18:19
Policia në Mal të Zi heton thirrjet për shkaktim të kaosit

Policia e Malit të Zi konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se është duke hetuar disa thirrje për shkaktim të kaosit në Mal të Zi, të bëra përmes aplikacionit të mesazheve Telegram.

18:18
Cristiano Ronaldo bëhet personi parë që kalon 400 milionë ndjekësa në Instagram, dy ditë pas ditëlindjes (fotot)

Sulmuesi i skuadrës së Manchester United Cristiano Ronaldo ka preferuar përherë të thyejë rekorde në fushë, por tani po e bën dhe jashtë saj.

18:15
FOTOT/ Cilët janë katër shqiptarët që shqyen hekurat dhe u arratisën nga burgu grek

Pamjet e pesë të dënuarve që kanë arritur të arratisen nga ambientet e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Chanias në Greqi janë publikuar këtë të hënë.

18:06
Yzeiri e Mertiri në Top Talk: Berisha e Meta kosto për opozitën, favor për Ramën

Analistët Ilir Yzeiri dhe Ergys Mertiri në lidhje me skype këtë të hënë kanë komentuar dy prej ngjarjeve më të nxehta të politikës shqiptare të ditëve të fundit, gjyqin e presidentit Ilir Meta dhe zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në gjashtë bashkitë e vendit, ku ish-kryeministri Sali Berisha po kandidon me koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, me LSI-në  dhe PDK-në.

17:54
Shkarkimi i Presidentit/ Dervishaj: Kuvendi falsifikoi datën e urdhrit për thirrjen e seancës plenare për të plotësuar afatet

Përfaqësuesi ligjor i Presidentit të Republikës, Bledar Dervishaj këtë të hënë ka dhënë detaje lidhur me “shkeljet e pretenduara”, të kryera nga Kuvendi ditën e ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta.

17:48
Makina del nga rruga në Maliq, përfundojnë në spital dy të rinj

Një aksident është shënuar në rrugën Korçë-Drithas të Maliqit.

17:31
Adoleshenti shpëton jetën e bebes teksa shpërndante pica në adresë në Be’er Sheva (fotot)

I riu Gilad Zargari ishte duke sjellë porosinë e picës në adresën e listuar kur dëgjoi ulërima tmerri që vinin nga brenda shtëpisë.

17:31
Tragjedi në Madrid, vritet me thikë futbollisti 15-vjeçar

Futbolli madrilen është në zi pas vdekjes së Jaime Guerrero Messousi, një futbollist 15 vjeçar, i cili luante në akademinë e Mostoles URJC, me moshat e ulëta, ka humbur jetën pas një përleshje me thika.

17:29
Ulen ndjeshëm rastet me COVID në 24 orët e fundit, shtatë viktima/ 126 të infektuar në spitale

Kjo fillim jave ka shënuar ulje të ndjeshme të rasteve me COVID në vendin tonë, ku 251 qytetarë rezultuan të infektuar nga 1766 testime.

17:17
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Balla: Lushnja ka hyrë në një fazë të re transformimi

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku morën pjesë në një takim me banorët e rajonit Nr.4 në Lushnjë, ku prezantuan kandidaten e PS për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në Bashkinë e Lushnjes, Eriselda Sefa.

17:13
Papa Françesku: Pëlqej muzikën klasike, kam kërcyer edhe tango!

Papa Françesku, si rrallëherë ka rrëfyer se i pëlqen muzika klasike dhe tango.

16:55
Indi, një ortek bore bie mbi 7 ushtarë

Një ortek bore goditi 7 oficerë të ushtrisë indiane në shtetin Aranchal Pradesh.

16:51
‘Plasin çokollatat’ në Big Brother VIP, Monika dhe Einxhel puthen në buzë

Ditët e fundit Big Brother është përfshirë nga puthje të shumta mes të gjithëve.

16:43
NATO shqyrton mundësinë e rritjes së prezencës ushtarake në Baltik

NATO po e shqyrton mundësinë e rritjes së prezencës ushtarake në shtetet e Baltikut dhe Poloni, në rast se Rusia vazhdon të dërgojë trupa në Bjellorusi për stërvitjet e planifikuara ushtarake, tha kreu i komitetit ushtarak të aleancës.

16:33
Filmi i parë ku aktorët kryen vërtet marrëdhënie seksuale (Fotot)

“Blue Movie” është film i parë në botë ku është kryer vërtet marrëdhënie seksuale.

16:22
Heroi që gërmoi me duar për të gjetur 5-vjeçarin tragjik në pusin në Marok, pa arritur ta shpëtonte (fotot)

Një prej punëtorëve të shpëtimit është vlerësuar si hero për përpjekjet e tij të dëshpëruara në gërmimet për 5-vjeçarin që u gjet i vdekur të shtunën pasi ra në një pus në veri të Marokut. Sot u krye funerali i të voglit në Marok.

16:22
BE, SHBA bisedime për eksportet e gazit mes shqetësimeve mbi furnizimin nga Rusia

Bashkimi Evropian po bisedon me Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera lidhur me mundësinë e rritjes së eksportit të gazit në Evropë mes shqetësimeve mbi furnizimin nga Rusia, tha Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen.

16:13
SHBA, shkon në 902.639 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 902.639, prej të cilëve 373 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

16:09
Alves thyen rekord të frikshëm, ylli brazilian pjesë e një mijë ndeshjeve

Barcelona tregoi dje një pjesë të potencialit të saj të madh, pasi triumfoi lehtësisht 4-3 në derbin kundër Atletico Madridit.

15:58
Mia Khalifa dërgon paralajmërim për kritikët, por pranon se ‘ata kanë të drejtë’ (fotot)

Ish-protagonistja e rrjetit Pornhub publikonte dje disa foto të improvizuara para garderobës me të cilët dënonte kritikët dhe perndjekesit e saj në rrjetet sociale, edhe pse pranonte se në disa çështje ata kanë të drejtë.

15:51
NATO vendos trupat në kufi me Rusinë, manovra “nën hundën e Moskës”

Mes borës dhe akullit, në skajin më lindor të NATO-s, trupa e aleancës ushtarake po kryejnë stërvitjen e tyre dimërore në një kohë tensionesh të mëdha mes Rusisë dhe Perëndimit.

15:45
120 kilogramë eksploziv, shkatërrohet ura në Gjermani

120 kilogramë eksplozivë u përdorën për shkatërrimin e një ure të vjetër në një autostradë të Gjermanisë.

15:40
Gjukanoviç: Serbia kërkon aneksimin e Malit të Zi, ne mbështesim shqiptarin Abazoviç

Presidenti malazez Milo Gjukanovic sqaroi se partia e tij do të mbështesë “çdo qeveri që do të ruajë karakterin qytetar dhe laik të vendit, do të promovojë demokracinë multietnike dhe do të kontribuojë në zhvillimin dinamik ekonomik, në mënyrë që Mali i Zi, si një vend i zhvilluar demokratikisht dhe ekonomikisht, të jetë pjesë e Bashkimit Evropian në të ardhmen e afërt”.