Zjarri në Gjirin e Lalëzit në Durrës vazhdon të jetë aktivë për të tretën ditën, duke shkaktuar dëme të mëdha në zonë.

Që nga e diela, për shkak dhe të erës e terrenit tejet të vështirë kodrinor, flakët janë përhapur më tej. Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha dhe bimësi të ulët, shkurre, është djegur. Aktualisht në zonë ndodhen dy mjete zjarrfikëse, një autobot, 11 efektivë zjarrfikës, si dhe punonjës të njësisë administrative Ishëm.

Ndërkaq në Krujë situata është vënë nën kontroll në të dyja zonat që u përfshinë nga flakët një ditë më parë. Në terren janë 4 mjete zjarrfikëse, 2 prej të cilave të shërbimit zjarrfikës  Krujë dhe 2 mjete të Forcave të Armatosura, si dhe sektori i emergjencave të bashkisë që po monitorojnë situatën.

Top Channel