“Të paaftë, bëni një herë të vetme detyrën…”/ Braçe denoncon me tone të ashpra zjarrvënien e qëllimshme në Grabian

19/07/2022 10:27

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka denoncuar një zjarrvënie të qëllimshme në një tokë bujqësore në fshatin Ferras në Grabian të Lushnjës.

Teksa ka postuar videon në rrjetin social Facebook, Braçe kritikon me tone të ashpra efektivët e policisë së Divjakës, të cilët i etiketon si të paaftë dhe u bën thirrje të veprojnë dhe të zbardhin ngjarjen.

Braçe thotë se se edhe në seancën e fundit plenare se foli në lidhje me këtë tokë shtetërore dhe dështimin e kontratës mes Ministrisë së Bujqësisë duke sjellë zaptimin e tokës nga një kompani.

Nuk do ta gëzosh kurrë atë tokë! Harroje! Madje nuk do gëzosh asnjë metër tokë të zaptuar! Dje në mbrëmje vonë, në Ferras njësia Grabian, Divjakë, ju vu zjarri me dashje tokës shtetërore nënë kontratë mes ministrisë së Bujqësisë dhe shoqërisë Pragma Investment. Zjarri është ky! 6 ditë më parë fola për tokën në Kuvend, dështimin e kontratës, zaptimin e tokës shtetërore për 40 vite duke e mbjellë me plepa. Dy ditë më pas bari i egër në ato toka u korr dhe u vodh duke u strehuar në hangaret e hajdutit. Dj njeriu që ka zaptuar e ka mbjellë plepa në tokën e shtetit doli në tve e tha se plepat ishin mbjellë në tokën e tij. I kërkova kadasrës në Lushnjë dokumentat e kontratës se pragma në 141 hektarë dhe çdo është  e qartë në letra e fushë. Plepat janë mbjellë në tokën e shtetit! Po dje në mbrëmje tokës ju vu zjarri.  Shumë faleminderit banorëve të Ferrasit që luftuan me flakët për t’i shuar; faleminderit edhe zjarrfikësve që edhe pse pas një zjarri të madh në spolate ku shpëtuan qindra serra, u kthyen të merreshin edhe me zjarrin e qëllimshëm në tokën e shtetit. I kërkoj drejtuesve gjumëbëres, të paaftë, pa dëshirë e të pa përkushtuar të komisariatit të Divjakes, një herë të vetme të bëjnë detyrën! Tre vatra infeksioni në Divjake po ngjallin krimin në të gjithë zonën!Hetoni! Mos kini frike!”, shkruan Braçe.

Top Channel