E hënë, 07 Shkurt 2022
14:55
Nuk e duan në klasë sepse është me sindromën “down”/ Ëmbla shkon në shkollë dorë për dore me presidentin e Maqedonisë së Veriut

Kjo është Ëmbla Ademi, e cila nuk po e vazhdonte mësimin në një klasë me shokët e shoqet e saj dhe kjo vetëm sepse prindërit e nxënësve të tjerë nuk duan që ajo të jetë në të njëjtën klasë me fëmijët e tyre, pasi është me Sindromën Doun.

14:49
Kamionistët nuk tërhiqen, në Kanada shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Protestat një javore të kamionistëve kundër kufizimeve për luftën ndaj pandemisë në Kanada, nuk japin asnjë shenjë qetësimi.

14:48
Kushtetuesja tërhiqet për vendim/ Ka 30 ditë kohë për kërkesën për shkarkimin e Presidentit

Tik taku i kohës nisi zyrtarisht numërimin mbrapsht për gjyqtarët kushtetues të cilët kanë 30 ditë afat për të vendosur shkarkimin apo jo të Ilir Metës nga detyra.

14:46
“Putini do të më dëgjojë”/ Macron në Moskë për krizën e Ukrainës

Emmanuel Macron shpreson në arritjen e një marrëveshjeje historike për shmangien e luftës në Ukrainë.

14:44
Izraeli nuk kërkon më pasaportë të vaksinës

Izraeli ka anuluar kërkesën e dëshmisë së vaksinimit për koronavirus, pavarësisht shifrës rekorde të personave të sëmurë nëpër spitale.

14:39
Sako viziton Qendrën e Shërbimeve Komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuara: Të angazhuar për të shtuar shërbimet për këtë kategori

Kryetarja e bashkisë Durrës vizitoi këtë të hënë Qendrën e Shërbimeve Komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuara, ku diskutoi me prindërit për vështirësitë që hasin.

14:28
Helmimi i 1500 qytetarëve në Deçan, nën akuzë drejtori teknik dhe kimistja e kompanisë së ujit të pijshëm

Dy zyrtarë të kompanisë rajonale “Hidrodrini” janë nën akuzë për helmimin e qytetarëve në Deçan vitin e kaluar.

14:12
“Ballkani na ka ne”/ SHBA e BE angazhohen për sigurinë energjetike të rajonit

Tensionet me Rusinë dhe pasojat që ato mund të kenë edhe mbi furnizimin me energji apo dhe koston e saj, po shndërrohen ngadalë në një prioriret gjeostrategjik.

14:01
Kushtetuesja u tërhoq për vendim/ Meta paralajmëron lëvizjen e radhës: Ky skandal i rëndë duhet të marrë përgjigje ligjore

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta të hënën i ka kërkuar përfaqësuesve të tij ligjor të përgatisin menjëherë padinë për falsifikim të provave nga Kuvendi, të cilat sipas tij u depozituan në Gjykatën Kushtetuese pa asnjë lloj kërkese.

13:57
NYT: Me sulmin e parë rus, vriten 50 mijë civilë! Kievi bie brenda disa ditësh

Një pushtim rus i Ukrainës mund të shkaktojë 50,000 viktima civile.

13:44
NATO merr kontrollin e grupit sulmues të SHBA-së, i tregon forcën Rusisë

Vendet e NATO-s i bënë një demonstrim force Rusisë pasi Shtetet e Bashkuara i transferuan aleancës kontrollin e grupit të tyre sulmues Carrier Strike për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë.

13:39
“Java e Ferrit”, marinsi amerikan vdes pas stërvitjes ç’njerëzore

Zyrtarë amerikane zbuluan identitetin e marinsit kandidat për njësinë elitë Seal, i cili ndërroi jetë pas seancës se ashpër stërvitore të njohura si “Java e Ferrit”.

13:32
Spanja dhe Portugalia, kandidatura e përbashkët europiane për Botërorin 2030

Po afrohet momenti i zgjedhjes së vendit organizator të Kupës së Botës 2030.

13:13
Arjola puth në buzë Ilirin, teksa improvizojnë “Edhe kështu, edhe ashtu”

Improvizimi i disa skenave nga tre filma të vjetër shqiptarë, është prova e radhës për banorët e “Big Brother VIP”.

13:05
Gjykata Kushtetuese mbyll seancën për Metën, brenda 30 ditësh jepet vendimi

Për herë të parë në historinë e saj në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese, brenda 30 ditëve do të dalë me një vendim pro ose kundër shkarkimit të Ilir Metës, si President i Republikës së Shqipërisë.

12:56
Rruga e aksidenteve/ Makina humbet kontrollin për shkak të lagështisë në aksin Librazhd-Elbasan

Një 29-vjeçar është plagosur këtë të hënë në në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, për shkak të lagështisë në rrugë, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit.

12:34
Afganët po hapin biznese! E nisin me restorant në Shëngjin, me ushqime nga vendlindja

Afganët u janë rikthyer jetës normale në Shqipëri, duke hapur bizneset e para.

12:23
Greqi/ Tetë personat e dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit, ballafaqohen sot me akuzat e ngritura ndaj tyre

Tetë personat e dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit Alkis Kampanos të hënën pasdite do të përballen me akuzat e ngritura ndaj tyre në Prokurori. Ata janë të gjithë anëtarë të së njëjtës shoqatë tifozësh të futbollit të PAOK-ut, e njohur në Selanik jo vetëm për emrin “Porta 4”, por edhe për aktet e dhunës të shfaqura si brenda dhe jashtë stadiumit.

12:12
“Berisha me kandidatët e LSI-së”/ Basha: Kanë turp dhe nuk vendosin logon e LSI-së

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ishte në takim me strukturat e partisë në zonën e kombinatit në Tiranë.

12:04
Pamjet e rënda nga helmimi masiv i qenve në Lezhë, asnjë masë për largimin e tyre nga rrugët e qytetit

Qentë e rrugës janë kthyer në një shqetësim për banorët e Lezhës.

12:03
“Jam e lumtur që të kam njohur” Beniada i drejtohet Donaldit

Në një bisedë me Donaldin,Beniada i është drejtuar atij duke i thënë se ajo është shumë e lumtur që ka njohur që person si ai.

12:01
“Denonconi rastet e abuzimit”/ DPSHTRR thirrje qytetarëve: Të luftojmë qelizat e dëmshme të entit tonë

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor i bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast abuzimi me të cilinë ata mund të hasen në faqen e tyre online.

11:45
Pak ditë para finales,banorët kanë mundësinë të shkruajnë një letër personit që ata duan nga jashtë

Duke qenë se të gjithë ata kanë kaluar më shumë se 100 ditë brenda shtëpisë duke takuar shumë rrallë familjarët ose miqtë e tyre,“Vëllai i Madh” e di se mund të kenë shumë gjëra që ata dëshirojnë t’ja thonë dikujt që jeton jashtë mureve të shtëpisë së “Big Brother”.

11:43
Donte t’i vriste qenin, 71-vjeçari plagos me armën e gjahut komshiun

Një shtetas ka mbetur i plagosur me armë zjarri këtë të hënë në Gjirokastër, nga fqinji i tij.

11:37
Dënimi i Tahirit, Soreca: Sinjale të mira për punën e gjyqtarëve e prokurorëve. Vota pro zgjatjes së Vettingut, votë pro të ardhmes

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca tha se dënimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me 3.4 vite burg, është një sinjal pozitiv për drejtësinë vend.

11:26
Bilanci i Rrugores: 26 persona arrestohen, 197 leje drejtimi pezullohen dhe 21 mjete bllokohen

Policia Rrugore e Tiranës këtë të hënë ka publikuar bilancin e javës që lamë pas dhe sipas të cilit mësohet se 26 drejtues mjeti janë arrestuar, 179 leje drejtimi janë pezulluar e 21 mjete janë bllokuar.

11:12
Rikthehet moti i keq në vend/ Pezullohen tragetet Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë

Linjat e trageteve Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë janë pezulluar për këtë të hënë, për shkak të motit të keq.

10:50
Liberalizimi, çmimi për bizneset në tensionin e mesëm parashikohet të rritet me 50-80%, në 18 lekë/kWh

Çmimi i energjisë për 7440 biznese të lidhura në tension të mesëm 6,10 dhe 20 kilovolt pritet që të jetë 18 lekë/kWh, nga mesatarisht 10-12 lekë që është sot, ose 50-80% më shtrenjtë.

10:19
Durrës/ Përfundon rregullimi i rrugës “Danubi”, u shërben 1.500 banorëve të lagjes 14

Një rrugë, që u shërben gati 1.500 banorëve në lagjen numër 14 të qytetit të Durrësit është tashmë e rikonstruktuar plotësisht.

10:15
KAS rrëzon kërkesën e PD për të zhbërë koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e PD për të zhbërë koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, i përbërë nga grupi për rithemelimin e PD dhe LSI.

09:54
Vlorë/ Arrestohen 2 persona, procedohen penalisht 6 të tjerë

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin V. Xh., 52 vjeç, banues në lagjen nr.3, Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

09:53
Kylie Jenner nënë për herë të dytë, Stormi bëhet me vëlla (Fotot)

Miliarderja Kylie Jenner ka sjellë në jetë fëmijën e dytë më 02 shkurt.

09:46
Sot rrezikon shkarkimin! Meta i qetë, poston foton nga liqeni

Këtë të hënë rinis gjyqi ndaj Presidentit Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese. Por presidenti Meta duket se ‘nuk e vret mendjen’, pasi vetëm pak minuta para se të nisë seanca në Kushtetuese e njoftuar për në orën 10:00, ai ka postuar një foto nga liqeni i Tiranës, ku mesa duket ka dalë për ecje.

09:27
Si dukej Amarda Toska 18 vite më parë, kur bënte audicione për të prezantuar “Portokalli-në”?

Amarda Toska u bë pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli” në vitin 2004.

09:25
Pse Putin shqetësohet kur Ukraina nuk është afër anëtarësimit në NATO?

Në thelb të krizës së Ukrainës është një enigmë: Pse presidenti rus, Vladimir Putin, do që ta shtyjë Evropën në prag të luftës për të kërkuar që Perëndimi të mos bëjë diçka që nuk e ka fare në plan që ta bëjë?

09:12
Macron beson në një marrëveshje për shmangie të luftës në Ukrainë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se beson që mund të arrihet një marrëveshje për të shmangur luftën në Ukrainë dhe se është legjitime për Rusinë që të shpërfaqë shqetësimet për sigurinë.

08:54
Policja në krye të detyrës, kolegët e surprizojnë gjatë patrullimit

Efektivja Fatime Zela u surprizua nga kolegët një ditë më parë, teksa ishte në krye të detyrës.

08:33
Arratisen 4 të burgosur shqiptar nga rajoni i policisë në Kretës

Katër shtetas shqiptarë janë arratisur nga rajoni i policisë në Hania të Kretës.

08:30
Australia hap kufijtë për të vaksinuarit

Australia ka njoftuar se do të rihapë kufijtë e saj për turistët e vaksinuar dhe personat tjerë që kanë viza, për herë të parë në gati dy vjet.

08:18
Bota në zi për 5-vjeçarin nga Maroku: Luftove deri në fund ëngjëll…

Një fëmijë 5 vjeçar nga Maroku ka tronditur botën, pasi u gjet i vdekur brenda një pusi në thellësinë 32 metra.

08:11
Gjermania jo më neutrale në luftë/ Kancelari Scholz: Do dërgojmë trupa në vendet Baltike

Kancelari Olaf Scholz tha të dielën se Gjermania ishte e përgatitur të dërgonte trupa shtesë në shtetet baltike, përpara një udhëtimi kyç në Uashington, ku ai do të kërkojë të forcojë ndikimin e tij në krizën e Ukrainës.

08:01
Trupat amerikane zbarkojnë në Poloni/ Presion ndaj Rusisë: Gati për çdo skenar lufte

Një kontigjent i madh i trupave amerikane zbarkuan në Poloni të dielën pjesë e një përforcimi për shkak të tensioneve me Rusinë, me komandantin e tyre që u shpreh se synonin të pengonin “çdo qëllim lufte” dhe të mbronin NATO-n nëse ishte e nevojshme.

00:22
Zarf i bardhë/Banorët do të improvizojnë tre filma shqiptarë

Në monitor do të shfaqen tre skena të njohura të filmave shqiptarë “Edhe kështu edhe ashtu”,”Përrallë nga e kaluara” dhe “Lulëkuqet mbi mure”.

E diel, 06 Shkurt 2022
23:00
Ëndërrtjerrësit/ Marin Mema flet për zbulimin e madh të “Gjurmë Shqiptare”

Një nga zbulimet më të mëdha nga Marin Mema “Gjurmë Shqiptare” ishin eshtra 1600 vjeçare.

22:45
“Tani ndjente gjithçka!”/ Mimoza Picari në “Endërrtjerrësit”: Lajmet janë adrenalinë, lum kush i ndjen të tilla

Një ndër ëndërrtjerrëset e para të Top Channel, Mimosa Picari këtë mbrëmje të diele ka rrëfyer disa prej momenteve më të bukura.

22:36
“Iliri është më i dobët përballë të dyve kur e sulmonin” Arjola flet me banorët

Në një bisedë me Ilirin dhe Monikën,Arjola ka folur për Einxhel dhe Donaldin duke thënë se Iliri ka qenë më i dobët përballë tyre kur ata e sulmonin.

22:34
Ëndërrtjerrësit/ “Operatori raportoi duke qarë nga Gërdeci”, Sokol Balla rrëfen përjetimin e ngjarjes së trishtë

Ngjarja e trishtë e Gërdecit na dërgon pas në kohë, duke kujtuar një prej ditëve më të zeza të vendit tonë që nuk mund të largohen aq lehtë nga memoria.

22:02
Beniada provokon Einxhel: Po sikur Dagzin të ta ngacmojë ndonjë vajzë?

Në një ndër bisedat midis Einxhel dhe Beniadës nuk mungoi as emri i Dagzit. Beniada u mundua ta ngacmonte Einxhelin në një temë të rëndësishme siç është xhelozia.

22:01
Vrasja e 19-vjeçarit nga huliganët në Selanik, vijojnë arrestimet/ Arma e krimit ende me gjakun e viktimës

Policia greke ka deklaruar se ka kryer edhe disa arrestime të reja në këto momente në lidhje me vrasjen e 19 -vjeçarit grek në fillim të këtij muaji.

21:35
Rama tenton të largohet nga emisioni, Rudina Xhunga rrëfen në “Ëndërrtjetërrësit” si e përballoi situatën e vështirë

Rudina Xhunga është e ftuara e radhës në natën e tretë në “Ëndërrtjerrësit”.

21:15
Shqiptari me probleme të shëndetit mendor merr peng familjarët! Terror në Athinë

Një 28 vjeçar,babai i dy fëmijëve të mitur ka marrë peng bashkëshorten dhe nënën e tij mbrëmjen e së dielës në lagjen Palini të Athinës.

21:14
Transferimi i Uzunit në Spanjë/ Futbollisti tregon përshtypjet e ditëve të para

Transferimi i Myrto Uzunit nga kampionati Hungarez ku luante me Ferencvarosh tek Granda në La Liga të Spanjës ka qenë ndër më të bujshmit sa i përket futbollistëve të kombëtares kuqezi.

20:32
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Balla nga Krutja: Do të realizojmë disa projekte të mëdha për Lushnjën

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Erion Braçe zhvilloi një takim me banorët e Njësisë Administrative Krutje në Lushnje, ku prezantuan kandidaten e PS për zgjedhjet e pjesshme vendore, Eriselda Sefa.

20:23
Ndihmë për 500 fëmijë/ Ermal Meta dhe Erion Veliaj bamirësi në Lezhë

Këngëtari Ermal Meta dhe kryebashkiaku Erion Veliaj organizuan një darkë bamirësie, në ndihmë të “Casa Rosalba”, një qendër në një fshat të vogël të Lezhës, që mirëpret dhe përkujdeset për fëmijë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë.

20:17
Shkollimi i vështirë/ Kosovë, E mitura me probleme shikimi nuk ka ndihmë në klasë

14 vjeçarja, Enesa Azemi vuan nga problemet me shikimin, gjë që po ia vështirëson edhe shkollimin.

20:14
Ikja e infermierëve jashtë vendit/ Urdhri i infermierëve:Të detyrohen të qëndrojnë me kontrata

Ikja e infermierëve, fizioterapistëve, radiologëve drejt vendeve të BE-së  ka krijuar boshllëqe në sistemin tonë shëndetësor pasi shifra e të ikurve vetëm gjatë 2021 është trefishuar.

20:01
Protestë për shtëpitë/ Banorët e disa zonave në tiranë kërkojnë mos u shemben

Banorët e 4 lagjeve të kryeqytetit e zhvendosën protestën poshtë zyrës së kryeministrit , nga ku kundërshtuan shembjen e banesave të tyre.

19:53
Ekskluzive/ Shqiptari Emanuel Bazanji: Ja si po i stërvis ukrainasit për luftë

Megjithëse qeveria e Ukrainës tenton t’i qetësojë qytetarët nga një pushtim i mundshëm i Rusisë, në terren gjërat janë krejt ndryshe.

19:51
2021, viti që shtoi dhunën/ Elbasan, qindra gra kërkuan ndihmë për shkak të bashkëshortëve

Pavarësisht punës ndërgjegjësuese kundër dhunës në familje, rastet duket se shtohen vit pas viti.

19:47
Në kërkim të vrasësit të katërt/ Vrasja e bujshme e Agim Bucit për të cilën u zbulua edhe autori tretë

Një gjurmë e këqyrur në një skenë krimi këtu në Kamëz dhe e krahasuar me të dhënat papilare të një vrasësi me pagesë, janë bërë shkak për rihapjen e vrasjes se Agim Bucit, i vrarë nga disa persona , që më pas janë dënuar.

19:40
“I çmenda komshinjtë kur doli Egzona”/ Beatrix bën batutën si te komenti për Bora-Donald

Në episodin e sotëm të Fun Club u diskutua tema e daljes së banorëve nga Big Brother Vip .

19:38
Karburantet, shtrenjtë në Kosovë/ Qytetarët: Rritje e paarsyeshme, kosto e lartë për ne

Rritja e vazhdueshme e çmimit të derivateve është prezent edhe në Kosovë.

19:34
Open Balkan për bujqësinë/ Ekspertët: Përfitojmë vetëm nëse rritet buxheti nga qeveria

Open Ballkan do ta ndihmojë bujqësinë shqiptare nëse qeveria shqiptare do të rrisë buxhetin për fermerët. 

19:31
Të hënën Meta para gjyqit / Gjykata Kushtetuese është pranë dhënies së vendimit

Të hënën rinis gjyqi ndaj Presidentit Ilir  Meta në Kushtetuese.

19:00
“Të gjithë bashkë kundër shpopullimit të Shqipërisë”, Meta: Përgëzime gazetarit Marin Mema për profesionalizmin

Presidenti i vendit Ilir Meta ka shpërndarë në profilin e tij videon e realizuar në Top Channel të emisionit të gazetarit Marin Mema, “Gjurmë Shqiptare”.

18:50
659 të infektuar me COVID, 4 humbje jete në 24 orët e fundit/ 152 të prekur në spitale

659 qytetarë rezultuan pozitivë me COVID në 24 orët e fundit, duke e çuar shifrën e të prekurve që prej fillimit të pandemisë në 264,624 në vendin tonë.

18:39
Mos ndoshta Nevina e pranoi vetë që ka dasmë këtë vit?

Moderatorja Nevina Shtylla ngriti sërish polemika sot në e Diell në lidhje me temën e shumë komentuar nëse ajo do të bëje dasëm këtë vit .

18:36
Vrasja e 19-vjeçarit nga huliganët në Selanik, arrestohen katër persona të tjerë

Drejtoria e policisë greke në Selanik ka kryer katër arrestime të reja në kuadrin e hetimeve për vrasjen brutale të  19-vjeçarit grek Alkis Kampanos nga një grup huliganesh mbrëmjen e 1 shkurtit në lagjen Harilau të qytetit.

18:28
29 viktima nga COVID në Maqedoninë e Veriut, 1.045 raste të reja në 24 orë

Maqedonia e Veriut vijon të përballet me shifra të larta të të infektuarve me COVID. Edhe numri i viktimave është i lartë, pasi në 24 orë ndërruan jetë 29 të infektuar.

18:23
15 orë në rajon kur ishte fëmijë, Paloma rrëfen përse përfundoi në polici

Një ndër historitë më interesante të dëgjuara në E Diell ishte kjo e ditës së sotme ku u tregua se sa fëmijë çapkën ka qenë Paloma .

18:10
“Bajrami virtuoz, Asllanit s’i dridhen këmbët”, Karrica shënon në Kroaci

Empoli e mbylli në barazim pa gola takimin jashtë fushe me Bolognan. Reagim i mirë pas humbjes me “poker” kundër Romës, teksa për skuadrën toskane u aktivizuan nga fillimi Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani.

18:00
Beniada përshëndet peshkatarët e Shqipërisë, Iliri dhe Arjola shkrihen gazit

Beniada me veçantinë që e karakterizon ka përshëndetur të gjithë peshkatarët në Shqipëri, ndërsa po merrnin rreze dielli me Ilirin dhe Arjolën.

17:43
Donaldi dhe Iliri e lagin me birrë, Monika dhuron spektakël me lëvizje sensuale

Banorët kanë pasur fatin të shohin momente spektakli nga Monika këtë të dielë, ndërsa ajo u lag në pishinë.

17:37
“Manita” e Leverkusen, turpëron Borussia Dortmund në “Signal Iduna Park”

Merr fund ecuria prej tre ndeshjesh me fitore në Bundesliga për Borussia Dortmund.

17:35
Guindo dhe Dajsinani nderojnë Laçin, Vllaznia bie pas 11-të ndeshjesh

Laçi mposhti 1-0 Vllazninë dhe vazhdon të ndjekë Tiranën kryesuese (+6 pikë). Derbi i Veriut ishte një ndër ndeshjet më të forta dhe të bukura të kampionatit. Sfida u vendos nga një penallti e fituar nga Mentor Mazrekaj dhe e ekzekutuar saktë nga Saliou Guindo në minutën e 65-të. Sulmuesi i bardhezinjve gjeti golin e […]

17:31
Barcelona arrin të shënojë golin e tretë ndaj Atletico Madrid

Barcelona ka arritur të shënojë golin e tretë ndaj Atletico Madrid këtë të dielë.

17:24
Shqiptari shënon dhe i jep fitoren Clermont kundër Nice

Elbasan Rashani ka shënuar në sfidën mes Nice dhe Clermont e cila po luhet në kuadër të javës së 23-të të Ligue 1 duke i dhënë fitoren skuadrës me të cilën luan.

17:16
REL: Barrierave mes Shqipërisë dhe Kosovës po u vjen fundi

Thjeshtësimi i procedurave doganore midis Kosovës dhe Shqipërisë, zvogëlimi i pritjes në pikat kufitare dhe vendosja e zyrës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit janë disa lehtësira tregtare midis këtyre dy vendeve, që shpejt pritet të marrin karakter ligjor.

17:13
Krimi makabër trondit botën, vëllezërit i presin kokën gruas dhe realizojnë video

Një ngjarje horror ka tronditur Iranin, pasi dy vëllezër i prenë kokën gruas së njërit prej tyre.

16:58
“Pray for Rayan”/ E gjithë bota në zi për 5-vjeçarin nga Maroku, postimet prekëse për vogëlushin (Fotot)

Fëmija 5 vjeç që ra në një pus katër ditë më parë në Marok ndërroi jetë. Kjo ngjarje ka prekur jo vetëm Marokun, por të gjithë botën.

16:35
Donaldi sfidon të ftohtin, zhytet në pishinën me karafilat e kuq (VIDEO)

Donald Veshaj ka sfiduar sërish të ftohtin duke u hedhur në pishinë.

16:20
Gjashtë viktima nga COVID në Kosovë, 1.283 të infektuar në 24 orët e fundit

1.283 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ndërsa kanë ndërruar jetë gjashtë persona.

16:14
Rusia grumbullon rreth 70% të kapacitetit ushtarak për një pushtim të plotë të Ukrainës

Avionë luftarakë rusë kanë mbërritur në aerodromin ushtarak në Brest të Bjellorusisë.

16:11
Qindra trupa amerikane elitë mbërrijnë sot në Poloni

Qindra trupa amerikane elitë pritet të mbërrijnë në pjesën juglindore të Polonisë të dielën, pranë kufirit me Ukrainën, pas vendimi të marrë nga Presidenti Joe Biden për të diskoluar 1700 ushtarë atje, mes frikës së një pushtimi të Ukrainës nga Rusia.

15:50
Një mjet shpërthyes shënjestron autokolonën e trupave amerikane në Irak

Një bombë në skaj të një rruge shënjestroi autokolonën ushtarake që transportonte mjete logjistike për koalicionin e udhëhequr nga SHBA-ja kundër grupit terrorist DAESH në Irakun jugor, sipas një zyrtari lokal të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

15:39
Bien rezervat e gazit në objektet evropiane të deponimit

Në janar të vitit 2021, kishte rreth 60 miliardë metra kub gaz në objektet e deponimit të gazit në Evropë, me një normë mbushjeje prej 52 për qind.

15:28
Laçi-Vllaznia, kush bën anti-Tiranën?

Kush mund të bëjë anti-Tiranën. Kartvizitën e identikitit mund ta japë sfida e kësaj të diele, Laçi-Vllaznia. Dy nga skuadrat më të afërta në ndjekje të bardhebluve, përballen në një ndeshje direkte, rezultati i së cilës mund të ndikojë edhe në bindjen se janë për titull

15:14
Kosova regjistron 6 viktima dhe 1,283 raste të reja me COVID-19

Kosova ka regjistruar gjashtë viktima dhe 1,283 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur të dielën Ministria e Shëndetësisë.

15:00
‘E dija që ishin kundra dashurisë tonë’/ Trekëndëshi mes saj Donald-Bora, Beatrix rrëfen: E shkuara e askujt nuk fshihet…

Trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix është folur shumë gjatë në rrjet, ndërsa ditën e sotme, në një rrëfim ekskluziv për ‘Fan Club’, Beatrix Ramosaj ka zbuluar më tepër.

14:50
Në kërkim për 2 vepra penale, i riu tenton t’i shpëtojë sërish policëve duke i korruptuar me para

Një 31-vjeçar, i shpallur në kërkim për shkelje të qarkullimit rrugor dhe largim nga vendi i aksidentit, ka tentuar t’i shpëtoj policëve edhe një herë duke i korruptuar me para.

14:44
Sa afër dhe sa larg…/ Edhe pse të ulur pranë njëri-tjetrit, Donaldi dhe Iliri refuzojnë të komunikojnë

Donaldi dhe Iliri kanë qenë dy banorët që janë zgjuar të parët për ditën e sotme.

14:38
Beatrix Ramosaj tregon kur nisën “shkëndijat” e para me Donaldin: Ishte e sikletshme…

Beatrix Ramosaj është rrëfyer ekskluzivisht për ‘Fan Club’, për herë të parë pas daljes nga Big Brother Vip.

14:32
Ermal Meta dhe Veliaj, bashkë për të ndihmuar fëmijët e “Shtëpisë Rosalba” në Lezhë: Ndihmë për 500 fëmijë

Këngëtari i famshëm shqiptar, Ermal Meta dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, organizuan mbrëmë një darkë bamirësie, në ndihmë të “Casa Rosalba”, një qendër në një fshat të vogël të Lezhës, që mirëpret dhe përkujdeset për fëmijë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë.

14:26
Nga trafiku drogës tek bastet, policia aksione blic/ Arrestohen 223 persona në një javë

Policia ka vendosur në pranga 223 persona përgjatë kësaj jave që lamë pas, për vepra të ndryshme penale, si trafiku i lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje, dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe lojërave të fatit.

14:20
Zjarr në Patok, rrezikohen shtyllat e energjisë elektrike

Një zjarr është regjistruar pak minuta më parë në dalje të rrugës së Patokut.

14:13
Pas daljes nga Big Brother, Beatrix Ramosaj flet për herë të parë: Nuk kisha fuqi as të flisja

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ishte e ftuar ditën e sotme në ‘Fan Club’, ku ka folur ekskluzivisht për herë të parë për historinë e saj të dashurisë me Donald Veshajn, përjetimet që ka pasur pasi doli nga shtëpia më e famshme në shtëpi e deri tek krijimi i këngës së dedikuar për historinë e dashurisë që lindi brenda BBV.

14:04
Rusia regjistron rekord të infektimeve me COVID-19

Rusia ka raportuar për rekord të infektimeve ditore me koronavirus, teksa ka regjistruar 180,071 raste të reja.

13:56
Aksioni i policisë në Tiranë/ 9 të arrestuar, ja çfarë ka ndodhur në orët e fundit në kryeqytet

Policia e Tiranës ka vënë nën pranga 9 persona, 1 prej tyre i shpallur në kërkim, si dhe ka proceduar penalisht 6 të tjerë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

13:49
Qytetarët ‘nuk i ndal’ dot i ftohti, “pushtohet” bregdeti i Durrësit

Edhe pse është dimër dhe deti nuk është i ngrohtë, plazhi i madh i Durrësit frekuentohet masivisht gjatë fundjavës.

13:41
Ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur, ndalohet nga policia 60-vjeçari

Policia e Tiranës ka ndaluar një 60-vjeçar, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.